Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bersina” dhe “Besi Group 2024” ‘zhduken’ mbi 1 mijë kafshë të importuara në Kosovë, AUV ua pezulloi lejet e importit (Dokument)

11/05/2025 - 13:53
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Vendimet dhe Bekim Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i AUV

Foto: Vendimet dhe Bekim Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i AUV

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info në kuadër të serisë së shkrimeve hulumtuese për skandalin e importimit të kafshëve të gjalla në Kosovë, ka gjetur se kompanitë “Bersina” Sh.P.K. dhe “Besi Group 2024” Sh.P.K. nga periudha tetor 2024 deri mars 2025 mbi 1 mijë kafshë të importuara nga jashtë në Kosovë për therje, i kanë zhdukur nga sistemi shtetëror.

Këto kafshë është dashur të dërgohen drejtpërdrejt nga dogana në thertore të licencuara dhe të theren brenda 72 orësh, por kompanitë “Bersina” Sh.P.K. dhe “Besi Group 2024” Sh.P.K. nuk dihet ku i kanë dërguar, përderisa burime të Veriu.info nga AUV bëjnë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar që këto kafshë të kenë përfunduar në tregje për shitje si kafshë të gjalla.

Veriu.info ka siguruar vendimet e AUV më të cilat ua kishte pezulluar lejet e importit kompanive “Bersina” Sh.P.K. dhe “Besi Group 2024” Sh.P.K., për shkak të këtyre shkeljeve të rënda ligjore.

Më 28 mars AUV kishte nxjerrë vendim më të cilin kompanisë “Bersina” Sh.P.K. me pronar Baton Berisha, i ka pezulluar lejen e importit të kafshëve të gjalla, pasi që gjatë inspektimit të kryer ka gjetur se kjo kompani në periudhën  janar – shkurt 2025 kishte importuar 635 krerë gedhe, të cilat në bazë të vendimeve duhet të thereshin brenda 72 orësh në thertore të licencuar.

Gjatë këtij inspektimi AUV ka gjetur se “Bersina” Sh.P.K. me adresë në Podujevë në thertore tjera të pakontraktuara ka therur 68 krerë gedhe, përderisa 585 prej tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Ndërsa, kompania “Besi Group 2024” Sh.P.K. me pronar Feriz Berisha dhe adresë në Mitrovicë gjatë periudhës tetor 2024 deri në mars 2025 ka importuar në Kosovë 586 krerë gedhe, të cilat sipas vendimeve duhet të thereshin brenda 72 orësh.

Por edhe kjo kompani nuk ka vepruar në përputhje me rregullativën ligjore të importit të kafshëve, pasi që 452 kafshë nuk i ka raportuar në sistemin e AUV dhe për pasojë nuk dihet ku kanë përfunduar, për çka drejtori ekzekutiv i AUV ka nxjerrë vendim për pezullimin e lejes së importit për “Besi Group 2024” Sh.P.K. më datë 10 prill 2024.

Mos zbatimi i rregullativës ligjore për therjen e kafshëve të importuara brenda 72 orësh nga kompanitë importuese, shmang kontrollin e inspektorëve të AUV në lidhje me shëndetin e kafshëve dhe hap mundësinë kompanive që ato t’i therin ilegalisht apo t’i shesin, ku për pasojë vjen edhe deri të mundësia e evazionit fiskal dhe rrezikimit të shëndetit të konsumatorëve të mishit./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit
05/03/2026 - 23:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Postimi i Albulena...

Më shumëDetails

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale
05/03/2026 - 23:29

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti përpjekjen e presidentes Vjosa Osmani për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit si “dëshpëruese dhe komike”, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres
05/03/2026 - 23:14

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë. “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që...

Më shumëDetails

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
05/03/2026 - 23:02

Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post...

Më shumëDetails

A ka vend në LDK, Vjosa Osmani?- tregon Abdixhiku

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
05/03/2026 - 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit. Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse...

Më shumëDetails

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës
05/03/2026 - 22:45

Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

    Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë