Ai tha se LDK-ja s’e ka problem adresën se ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka dorëzuar dorëheqjen, por sipas tij, i njëjti s’e ka dokumentuar atë.
“Nuk e kemi problem me adresën, është shumë në rregull që dorëheqjen t’ia dorëzojnë Konjufcës. Por janë dy probleme, e para nuk e ka dokumentuar Kurti dorëheqjen. Nëse i shihni vendimet qeveritare, vendimet zyrtare, aty shkruan “vendim”
“Ky dokument që Kurti e ka bërë publik pak minuta para se ta fillojë seanca të martën thotë ‘njoftim’. Por dokumenti i dorëheqjes nuk ekziston”, tha Mustafa në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Më tej, Mustafa u shpreh se Kurti përpara se të betohet si deputet, në Komisionin për Verifikimin e Mandateve duhet ta dorëzojë një kopje të letrës së dorëheqjes.