Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Besnik Bislimi hesht për raportimin se kërkoi t’i jepet tenderi i KEK një kompanie që s’i plotëson kushtet, përfshihet në fushatë me një postim

04/02/2025 - 20:14
në Pa kategori
A A
Tri banesa e mbi 70 mijë euro të hyra vjetore, kjo është pasuria e Besnik Bislimi

Besnik Bisljimi foto privatna arhiva

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, numri dy i Qeverisë Kurti, Besnik Bilsimi është përfshirë në fushatë me një postim të ri, ndërsa ka qëndruar i heshtur kur një ditë më parë u raportua se kërkroi t’i jepet tenderi një kompanie që nuk i plotëson kushtet.

Bislimi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook tha se VV’ja nuk do të ketë nevojë për koalicione me partitë opozitare për qeverisje në mandatin e ardhshëm.

I dyti i qeverisë, ku u raportua se në një bisedë në Whatsapp i kërkonte ish-shefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit që t’ia japë tenderin një kompanie përkundër se u njoftua se “nuk i plotëson kushtet dhe duhet të përjashtohet”, sot ai e quan opozitën ‘manipuluese e mashtruese’.

“Në mandatin që vie as nuk do ketë nevojë e as aspak interesim nga ne që të përfshijmë në qeverisje cilindo subjekt politik nga partitë opozitare. Në rast se ndonjëra prej tyre përpiqet të sigurojë votën tuaj nën mashtrimin se do bashkëqeverisin me ne, mos u besoni. Merreni këtë tentim të tyre vetëm si konfirmim të natyrës së tyre mashtruese e manipuluese”, shkroi Bislimi.

Po ashtu, ai u kërkoi qytetarëve që të mos e votojnë Listën Srpska, pasi vota për ta është  ‘votë për opozitë dhe mosqeverisje’.

Postimi i plotë:

Qeveria jonë është e para që arriti ta përfundojë me sukses dhe në plotni mandatin e saj qeverisës dhe ballëhapur të kërkojë vazhdimin e mirëqeverisjes edhe për një mandat.

Para se të shkoni tek kutitë e votimit me 9 shkurt, është shumë me rëndësi që të keni qartësi të plotë në këto 4 pika:

1. Në mandatin që vie, Vetëvendosje do të vazhdojë bashkëqeverisjen me të njejtit partner të koalicionit, pra me GUXO dhe me ALTERNATIVËN.

2. Në mandatin që vie as nuk do ketë nevojë e as aspak interesim nga ne që të përfshijmë në qeverisje cilindo subjekt politik nga partitë opozitare. Në rast se ndonjëra prej tyre përpiqet të sigurojë votën tuaj nën mashtrimin se do bashkëqeverisin me ne, mos u besoni. Merreni këtë tentim të tyre vetëm si konfirmim të natyrës së tyre mashtruese e manipuluese.

3. Në mandatin që vie do të vazhdojmë të bashkëqeverisim me të njetat parti që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, meqë besojmë që secila prej tyre ka arritur të përfaqësojë denjësisht interesat e komunitetit të vetë. Do mirëpresim në bashkëqeverisje edhe subjekte tjera, qe marrin mbështetjen tuaj dhe janë dëshmuar në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të votuesve të tyre brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Andaj ftojmë qytetarët e nacionalitetit serb, boshnjak, turk, rom, egjiptian e ashkali të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për këto subjekte duke mundësuar kështu avancimin e mëtejmë të prioriteteve të komuniteteve prej nga vijnë.

4. Dihet botërisht qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për subjektin Lista Srpska. Qeveria jonë nuk do të bashkëqeverisë me këtë subjekt e as me satelitët e saj politik brenda komunitetit serb, apo tek përfaqësuesit e komuniteteve tjera. Vota për këto subjekte rrjedhimisht është votë për opozitë dhe mosqeverisje. Ftoj qytetarët e secilit komunitet që të mbështetë sa më shumë partnerët e qeverisë e të ndëshkojë me votë ata të cilët mandatet e fituara, menjëherë pas zgjedhjeve, ia kanë dorëzuar e do ia dorëzojnë sërish, listës srpska.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook
Pa kategori

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook

21/08/2025 - 17:19
Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën
Pa kategori

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

21/08/2025 - 12:56
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Kryesore

Cakolli: Nëse nuk fiton 61 mandate, partia e parë s’ka fituar asgjë tjetër përveç të drejtës për të filluar negociatat me të tjerët

20/08/2025 - 18:55
Pritje e kolona në pikat kufitare
Pa kategori

Pritje e kolona në pikat kufitare

16/08/2025 - 09:04
Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri
Pa kategori

Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri

15/08/2025 - 13:32
Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm
Lajme

Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm

06/08/2025 - 16:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Netanyahu urdhëron negociata të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës në Gaza

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë