Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, për të tretën herë radhazi është zgjedhur si deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës për vitin 2024.
Një gjë e tillë është vlerësuar në raportet e monitorimit të punës së Kuvendit nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë.
Drejtori i këtij Instituti, Ehat Miftaraj, ka thënë se Besnik Tahiri ishte deputeti më aktiv sado që vinte nga partia e katër me renditje në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi se Kuvendit të ardhshëm i duhen deputet që ngrisin zërin në legjislativ për interesat e qytetarëve dhe kërkojnë llogari nga qeveria për premtimet e tyre.
Më poshtë deklarimi:











