Partia Nisma e cila garon në zgjedhjet e 9 shkurtit në kuadër të koalicionit me AAK-në, duket se nuk po mund ta marrë veten mjaftueshëm në organizim pas dështimit për ta kaluar pragun në zgjedhjet e vitit 2021
Në një postim të publikuar nga zyrtari i lartë i Nisma, Endrit Shala, thuhet se ka mbajtur takim me shtabin zgjedhor te kësaj partie në Ferizaj, por që ambienti nuk shihet se është mjaftë i përshtatshëm, pasi që shtabet zgjedhor konsiderohen struktura kyqe në fushata zgjedhor dhe takimet e tyre zakonisht mbahen në zyre dhe me procesverbale, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Endrit Shala:
Në Ferizaj zhvilluam takim me shtabin zgjedhor të degës për të diskutuar planet organizative, strategjinë për mobilizim në terren dhe përkushtimin tonë të palëkundur për ta rikthyer zërin e NISMA në Kuvend. Ekipi ynë zgjedhor në Ferizaj po e dëshmon përgatitjen dhe vendosmërinë për të arritur rezultate konkrete dhe suksesin që duhet.
E.SH
#veçVEPRA #NismaSocialdemokrate #fatmirlimaj2 #endritshala22 #ferizaj