Kandidati për kryetar të Lipjan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Qeriqi, ka ndarë një video në Facebook ku shihet se si një shteg i ecjes i ndërtuar së fundmi nga komuna e udhëhequr nga Imri Ahmeti, është çarë i tëri duke u bërë i rrezikshëm për njerëzit që e frekuentojnë atë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se ky është vetëm një nga projektet shkel e shko të Imri Ahmetit.
“Imri Ahmetin, përveç punëve jocilësore e keqpërdorimeve, ajo çka e ka karakterizuar atë është se edhe projektet që janë realizuar, janë përcjellë me papërgjegjësi totale.” – shkruan Qeriqi.
Postimi i plotë: