Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

10/02/2026 - 18:27
në Lajme
A A
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mandatet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës: mbrojtje kushtetuese e përfaqësimit politik apo instrument për manipulim politik?

Kjo pyetje u rikthye në fokus, pasi Emillija Rexhepi, kryetare e Partisë së Re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak, e akuzoi udhëheqësin e Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, për “manipulim të votave”, pasi ai mori rreth 200 vota në disa fshatra të komunës së Prizrenit, ku nuk jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

“Mandatet e rezervuara, pra të garantuara, ekzistojnë pikërisht për t’u siguruar që komunitetet joshumicë i zgjedhin përfaqësuesit e tyre autentikë. Çdo gjë tjetër përbën shfrytëzim të egër të sistemit dhe anulim direkt të qëllimit kushtetues që kanë mandatet e rezervuara”, tha Rexhepi në një komunikatë që lëshoi pasi Gjykata Supreme e Kosovës e rrëzoi ankesën e saj, duke argumentuar se “nuk mund të vendosë se kush ka votuar për kë” dhe se “çdo qytetar ka të drejtë të votojë për kë të dëshirojë”.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Rexhepi thotë se partia e saj ka arritur një rezultat të mirë zgjedhor, por se është përgjegjësi e përfaqësuesve politikë që të mbrojnë interesin e komunitetit dhe mandatet e garantuara.

Ajo vë në dukje se edhe koalicioni “Vakat”, i cili gjithashtu përfaqëson komunitetin boshnjak, ka marrë vota në fshatra ku jetojnë vetëm shqiptarë, dhe paralajmëron se për këtë çështje do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës, njëzet janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.

Komunitetit boshnjak i takojnë tri vende deputetësh, atij turk dy, komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një, plus një vend shtesë për komunitetin më të votuar nga radhët e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, ndërsa një vend i deputetit i takon komunitetit goran.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia e Re Demokratike e Emillija Rexhepit siguroi një vend deputeti me 3.920 vota nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë mori gjithashtu një mandat me 4.862 vota.

Rexhepi ka qenë zëvendëskryeministre për komunitetet në Qeverinë e kaluar, ndërsa Rashiq ka udhëhequr Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetje nga Beogradi – ka braktisur institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Rashiq hedh poshtë akuzat

Lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, hedh poshtë akuzat për manipulim ose inxhiniering politik, duke theksuar se ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim dhe, rrjedhimisht, ka qenë në kontakt me komunitete të ndryshme në Kosovë, prej të cilëve ka marrë besimin.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk mund të tërhiqet paralele me rastin e Adriana Hoxhiqit, nga Iniciativa Qytetare Komuniteti i Bashkuar. Në vitin 2021, Gjykata Supreme e Kosovës i ka anuluar asaj mbi 4.000 vota në komunat me shumicë serbe – me çka edhe ka humbur mandatin e saj si deputete.

Atëkohë, Gjykata Supreme i ka anuluar mbi 800 vota edhe Iniciativës Rome, nga gjithsej 4.049 vota të marra, duke e lënë pa njërin nga dy vendet e fituara parlamentare.

Këto dy subjekte politike janë akuzuar se votat në zonat me shumicë serbe i kanë marrë falë Listës Serbe, e cila “përmes bazës së saj të votuesve, ka bërë përpjekje të ushtrojë ndikim dhe të vendosë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Për votat e Iniciativës Rome, Partia e Bashkuar Rome e Kosovës dhe Partia Liberale Egjiptiane i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila në vitin 2023 ka konstatuar se pjesëtarët e pakicave kanë të drejtë të marrin vota në çdo pjesë të Kosovës – pa diskriminim ose llogaritje etnike, për sa kohë nuk dëshmohen parregullsi konkrete zgjedhore.

Po ashtu, është thënë se anulimi i votave duhet të bazohet në argumente dhe prova të qarta ligjore, siç është mashtrimi zgjedhor i koordinuar.

Rashiq thekson se numri i votave që ai ka marrë në zonat ku nuk jetojnë serbë, nuk është i madh dhe nuk ndikon në rezultatin e tij zgjedhor.

“Adriana Hoxhiq, në vitin 2021, ka marrë 70% të votave në vendet që tradicionalisht nuk i ka pasur. Të gjithë e dimë se çfarë manipulimi ka ndodhur atëherë”, thotë Rashiq.

Ai shton se “nuk sheh logjikë” në kontestimin e votave të tij nga ana e Rexhepit.

Sipas tij, mandatet e rezervuara të komuniteteve nuk kanë qenë të rrezikuara.

Megjithatë, Rexhepi konsideron se bëhet fjalë për “votim të orkestruar”. Ajo, po ashtu, vë në dyshim qëllimin e mandateve të rezervuara nëse partitë garojnë edhe për votat e komuniteteve të tjera.

“Duhet ruajtur e drejta kushtetuese. Kjo nuk shihet në qytetet shumetnike të Kosovës, por ankesa lidhet vetëm me vendet ku jeton një komunitet etnik”, thotë ajo.

Në reagimin e saj, Rexhepi kujtoi gjithashtu se kandidatura e Ena Kadajt Krasniqit në listën e koalicionit “Vakat” nuk është konfirmuar, pasi nuk është provuar se ajo ka qenë “përfaqësuese autentike e komunitetit boshnjak”.

Më herët, edhe Lista Serbe e ka akuzuar Rashiqin se ka fituar një vend deputeti “falë votave të shqiptarëve”.

A kishte votim të orkestruar?

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se shqetësimi i Emillija Rexhepit lidhur me mandatet e rezervuara për komunitetet pakicë, është i ligjshëm dhe politikisht korrekt, por se pretendimet e saj nuk bazohen në rregullimin kushtetues dhe ligjor, e as në praktikën e vendosur.

“Vendimi i Gjykatës Supreme bazohet në gjykimin e mëparshëm në rastin e Veton Berishës. Si Gjykata Supreme në vitin 2021, ashtu edhe Gjykata Kushtetuese në vitin 2023 – në rastin e Veton Berishës – vendosën se votat për përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, nuk mund të anulohen vetëm se vijnë nga një komunitet tjetër. Në këtë aspekt, anulimi i votave lejohet vetëm në rastet kur ekzistojnë prova për skema të koordinuara ose krime zgjedhore, që rrezikojnë të drejtat e përfaqësimit të pakicave në Kosovë”, shpjegon Miftaraj.

Ai shton se anulimi eventual i votave të Rashiqit nga Gjykata Kushtetuese, vetëm se ato u morën në zona ku nuk jetojnë serbët, do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo do të nënkuptonte vendosjen e kufijve etnikë mbi vullnetin politik të votuesve – gjë të cilën Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar shprehimisht”, thotë Miftaraj.

Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje fitoi në zgjedhjet e dhjetorit me 51.10% të votave, duke siguruar 57 vende në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mori 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori gjashtë mandate.

Certifikimi i rezultateve u vonua deri më 9 shkurt, për shkak të rinumërimit të votave, pas dyshimeve për manipulim.

Të mërkurën e 11 shkurtit pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. /REL

JU REKOMANDOJMË

VV: Nga shtatë marrëveshjet e miratuara sot, katër janë marrëveshje kredie me vlerë 121 milion euro

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 21:41

LVV ka reaguar pas miratimit sot në Kuvendit i Kosovës të 7 marrëveshjeve ndërkombëtare. Në reagimin e tyre thuhet se janë, përfshirë 4 kredi me vlerë totale 121...

Më shumëDetails

Rrahmani: Fjalën e lirë në Kuvend sot në Kuvend e penguan dy financueset e Shkëlzen Gashit, Haxhiu e Gërvalla!

Eman Rrahmani pretendon se në VV është shtuar numri i votave kundër Kodit Civil
02/04/2026 - 21:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt dy ministret e kabinetit qeveritar për...

Më shumëDetails

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA
02/04/2026 - 21:02

Togerja e FSK-së, Ermona Meshi është diplomuar me sukses në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke u vlerësuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic...

Më shumëDetails

“Ideologjia i bashkon Vetëvendosjen dhe PDK-në”

“Ideologjia i bashkon Vetëvendosjen dhe PDK-në”
02/04/2026 - 20:38

Profesori Fadil Maloku në emisionin Gazeta tha se skena politike në Kosovë përfshin kategori të elektoratit që, sipas tij, janë të vetëdijshme dhe me prirje të qarta politike....

Më shumëDetails

Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale
02/04/2026 - 19:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka dal me njoftim rreththemelimit të komisionit ad hoc për verifikimin e njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë parashtruar ankesa...

Më shumëDetails

Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë

Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë
02/04/2026 - 18:41

Gazetarja e RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi, i ka reaguar sulmeve të rënda të Albin Kurtit ndaj mediave si financiarisht të lidhura me Serbinë dhe se “duhet të mbrohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë