Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bie dukshëm importi i mallrave me Serbinë, rritet partneriteti tregtar me SHBA-në

25/01/2024 - 13:27
në Ekonomi, Lajme
A A
Bie dukshëm importi i mallrave me Serbinë, rritet partneriteti tregtar me SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksporti i mallrave arrin të mbulojë importin me vetëm 12 për qind.

Bazuar në të dhënat e ASK-së, tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregon për një deficit tregtar më të lartë për 6,3% në muajin dhjetor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, më saktë në vlerë prej 477,7 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 449,5 milionë eurosh në vitin 2022.

Gjatë vitit të kaluar eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 18,7 milionë euro, ose 28,7%.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA-ja (13,2%) dhe Zvicra (8,9%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 218,7 milionë euro, ose 40,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,9%) dhe Kina (10,1%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,1 milionë euro, ose 12,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-25,5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,4%), Serbia (1,8%).

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2023 kishte vlerën 65,4 milionë euro, ndërsa importi 543,1 milionë euro, që është një rënie prej (-9,3%) për eksport, si edhe një rritje prej 4,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18,5% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5,8% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,6% e përbëjnë produktet minerale; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,5% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 8,8% e përbëjnë metalet bazë

Eksportet e Kosovës në vende të BE-së

Eksportet e Kosovës në vende të BE-së arritën në 18,7 milionë euro, ose rreth 28,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2,1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,0%), Italia (4,2%), Holanda (2,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vende të BE-së ishin rreth 225,3 milionë euro, ose 47,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,8%), Greqia (5,6%), Italia (4,3%), etj.

Eksportet e Kosovës me vende të CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28,0 milionë euro, ose 42,7% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-5,9%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,3%), Maqedonia e Veriut (12,5%), Serbia (5,8%), Mali i Zi (4,9%).

JU REKOMANDOJMË

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht
Kryesore

I dërgoi vajzat në shkollë private – Osmani: Shkollat publike kanë mbetur pa pastrim fare, kanë shumë s’fida, por s’mund t’i rregulloj unë

11/09/2025 - 10:34
Përmbytet Durrësi, makinat mbesin të bllokuara në nënkalimin pranë portit
Lajme

Përmbytet Durrësi, makinat mbesin të bllokuara në nënkalimin pranë portit

11/09/2025 - 10:28
Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut
Lajme

Tërmet në Maqedoni – lëkundjet ndihen në disa qytete

11/09/2025 - 10:22
Osmani e tërheq kërkesën që e çoi në Kushtetuese – arsye gjyqtari Radomir Llaban që u caktua gjyqtar raportues: Paraqet rrezik për sigurinë kombëtare
Kryesore

Vjosa Osmani përmend bashkëpunëtorët e Radoiçiqit: E dinë ata, e kanë mizën mas veshi

11/09/2025 - 10:13
Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës
Kryesore

Vjosa Osmani fton gazetarët në Presidencë dhe mban konferencë pas sulmeve brutale që i bëri mbrëmë: Kam marrë dhjetëra kërcënime me jetë

11/09/2025 - 10:11
Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
Lajme

Kadrijaj: Kurti dëshiron kaos, tenton të krijojë situata që qytetarët të mos e përfillin ligjin

11/09/2025 - 10:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë