Një person i kërkuar nga drejtësia ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Gazeta Sinjali mëson se më 19 dhjetor 2025, rreth orës 04:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Prishtinë, njësia reaguese ka ndaluar për verifikim Azdren Bunjakun, i cili gjatë kontrollit në sistem ka rezultuar me dy urdhëresa aktive gjyqësore.
Pas konstatimit të urdhëresave, policia ka ndërmarrë veprimet procedurale dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për vuajtje të dënimit, sipas vendimeve gjyqësore në fuqi.
Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














