Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale

21/05/2025 - 22:43
në Ekonomi, Lajme
A A
Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numri i përfituesve të ndihmave sociale ka rënë në prill të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë prillit të këtij viti numri i përfituesve ka rënë për -12,8%.

Derisa në prill të vitit 2024 ishin 19 mijë e 514 familje përfitues të ndihmes sociale, gjatë prillit të këtij viti numri i përfituesve të ndihmave sociale ka rënë në 17,007.

Po ashtu ka rënie dhe të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

“Në muajin prill 2025, krahasuar me muajin prill 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-22,2%); skema për pensionet e Trepçës (-20,7%); skema e ndihmës sociale (-12,8%); skema për pensionet familjare (-8,8%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,0%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,7%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,2%); skema për veteranët e luftës (-0,1%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa ka rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve,krahasuar me një vit më parë

Në muajin prill 2025, krahasuar me muajin prill 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,1); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (10,8%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,1%); skema e pensioneve bazike të moshës (5,7%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,4%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,3%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,3%).

JU REKOMANDOJMË

Moment emocional: Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së
Lajme

Moment emocional: Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së

25/08/2025 - 21:50
Nga homazhet te fushata – Kurti te varri i Komandant Kumanovës thërret diasporën për votim
Lajme

Nga homazhet te fushata – Kurti te varri i Komandant Kumanovës thërret diasporën për votim

25/08/2025 - 21:29
Gërvalla: “Më quajten anti-UÇK … për dikë shtrigë, për dikë lugat”
Lajme

Gërvalla: “Më quajten anti-UÇK … për dikë shtrigë, për dikë lugat”

25/08/2025 - 21:24
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut vendos që rrugët kryesore të kenë emra shqip, si Nënë Tereza e Isa Boletini
Kryesore

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut vendos që rrugët kryesore të kenë emra shqip, si Nënë Tereza e Isa Boletini

25/08/2025 - 21:04
Përjashtimi i 6 gazetarëve të RTK’së nga moderimi, Hoti: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, favorizojnë ata që i miklojnë ministrat
Lajme

Përjashtimi i 6 gazetarëve të RTK’së nga moderimi, Hoti: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, favorizojnë ata që i miklojnë ministrat

25/08/2025 - 21:00
Osmani takohet me presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë
Kryesore

Osmani takohet me presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë

25/08/2025 - 20:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Thirrje për rezistencë në veri të Mitrovicës (Foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    271 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 68
  • PDK-ja e voton Dimal Bashën për kryetar Kuvendi, thotë Çitaku – “Veç deshëm të dimë a e kanë seriozisht”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë