Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BIK reagon për arrestimin e ish-pjesëtarit të ISIS që dyshohet se spiunoi për Serbinë: Kujdes nga rrymat devijante

09/05/2025 - 17:46
në Lajme
A A
Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në ligjëratat e sotme nëpër xhamitë në Kosovës është përçuar një mesazh lidhur me zhvillimet e fundit pas arrestimit të një personi që u raportua të jetë Hysri Selimi, i cili ishte gjykuar nga drejtësia kosovare për veprën e terrorizmit dhe se kishte qenë pjesë e organizatës ISIS.

Për këtë rast, BIK, duke cituar mediat dhe institucionet tha se ai dyshohet” se ka bashkëpunuar me shërbimet e sigurisë së Serbisë, me qëllim që të keqpërdorë fenë islame si pretekst për përhapjen e rrymave të dëmshme në mesin e rinisë sonë, për ta infektuar mendjen e tyre duke dëmtuar fenë tonë të pastër Islame, imazhin e kombit dhe shtetit tonë të Kosovës”.

Në këtë mesazh, ka bërë thirrje për besimtarët që të mos bien pre e rrymave të devijuara dhe tha se islami e mbështet shtetin, sigurinë dhe është kundër tradhtisë.

“Ta tradhtosh një person është prej mëkateve të mëdha në Islam, e lëre më të tradhtosh kombin, shtetin dhe vetë fenë, duke e shfrytëzuar atë si pretekst për t’i shërbyer armikut”.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve – veçanërisht rinisë sonë – që të keni kujdes të shtuar dhe të mos bini në kurthet e rrymave devijante, të cilat synojnë t’ju mashtrojnë në emër të fesë. Mos lejoni që askush të përdorë emrin e Zotit për qëllime armiqësore dhe të errëta”, thuhet në thirrjen e BIK.

Bashkësia Islame po ashtu ka bërë thirrje për qytetarët që mësimet fetare vetëm nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe nga imamët e saj të autorizuar, në xhamitë anë e kënd Kosovës dhe të mos ndjekin individë apo platforma anonime që pretendojnë të shpërndajnë dije islame ndërsa mund të jenë duke i shërbyer agjenda kundër shtetit të Kosovës.

Mesazhi i plotë i BIK-ut në ligjeratën (hytben) e sotme:

Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe arrestimit të një personi të dyshuar për spiunazh e veprimtari armiqësore dhe përhapje të ideologjive ekstreme fetare në Kosovë, në dobi dhe për interesa të Serbisë, ndjejmë për obligim të reagojmë qartë dhe me përgjegjësi.

Ky rast, siç është raportuar nga mediat dhe institucionet relevante të sigurisë, ka të bëjë me një person që dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e sigurisë së Serbisë, me qëllim që të keqpërdorë fenë islame si pretekst për përhapjen e rrymave të dëmshme në mesin e rinisë sonë, për ta infektuar mendjen e tyre duke dëmtuar fenë tonë të pastër Islame, imazhin e kombit dhe shtetit tonë të Kosovës

Madje, ai person, në emër të fesë, për interesa të Serbisë, kishte shkuar edhe në Siri, në një luftë që Ne, prej fillimit e kemi sqaruar se nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame, por që është shfrytëzuar për agjenda të ndryshme, kundër fesë tonë dhe kombit tonë.

Vëllezër besimtarë!

Islami është fe e paqes, e mëshirës dhe e respektit për rendin dhe drejtësinë. Islami e mbështet shtetin, sigurinë dhe është kundër tradhtisë. Ta tradhtosh një person është prej mëkateve të mëdha në Islam, e lëre më të tradhtosh kombin, shtetin dhe vetë fenë, duke e shfrytëzuar atë si pretekst për t’i shërbyer armikut.

Në këtë kontekst, përshëndesim veprimin e institucioneve tona të sigurisë dhe shprehim kundërshtimin e fortë ndaj çdo forme të përpjekjeve për instrumentalizimin e fesë për qëllime politike, propagandistike apo të spiunazhit. Këto veprime janë sulm ndaj shtetit, ndaj shoqërisë dhe sulmi më i madh ndaj vetë fesë së pastër Islame

Të dashur besimtarë,

Ju bëjmë thirrje të gjithëve – veçanërisht rinisë sonë – që të keni kujdes të shtuar dhe të mos bini në kurthet e rrymave devijante, të cilat synojnë t’ju mashtrojnë në emër të fesë. Mos lejoni që askush të përdorë emrin e Zotit për qëllime armiqësore dhe të errëta.

Ju ftojmë që:

• Të merrni mësimet fetare vetëm nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe nga imamët e saj të autorizuar, në xhamitë anë e kënd Kosovës, që janë shtëpi të Zotit dhe që nuk mund të zëvendësohen asnjëherë me kthina apo lokale të ndryshme, prapa të cilave nuk dihet se kush qëndron;

• Të mos ndiqni individë apo platforma anonime që pretendojnë të shpërndajnë dije islame, por që në thelb mund të jenë mjete të propagandës së agjendave të qarqeve të huaja që janë kundër kombit, shtetit dhe fesë sonë;

• Të jeni të vetëdijshëm se prapa këtyre përpjekjeve mund të fshihen qarqe që punojnë kundër besimit tonë, kundër shtetit të Kosovës dhe kundër bashkëjetesës sonë fetare e kombëtare.

Mos harroni se dashuria për atdheun është pjesë e besimit, ndërsa mbështetja për shtetin është obligim fetar dhe qytetar.

Si besimtarë të devotshëm, kemi qenë dhe duhet të mbetemi pjesë e mbrojtjes së paqes, unitetit dhe identitetit kombëtar. Ne qëndrojmë përkrah institucioneve tona në çdo përpjekje për ta mbrojtur vendin tonë nga ndikimet e huaja dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të sigurt dhe të ndriçuar në dritën e dijes së vërtetë fetare islame.

Le të jemi të bashkuar, të vëmendshëm dhe të qëndrueshëm. Le të mos lejojmë askënd që të keqpërdorë fenë dhe ekstremizmin për të na përçarë, për të na manipuluar apo për të na kthyer kundër njëri-tjetrit.

Kudo që dëgjoni qëndrime radikale dhe ekstremiste, pavarësisht natyrës së tyre, duhet ta dini se prapa tyre mund të fshihen qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, fesë tonë , kombit tonë dhe që synojnë përçarjen, cenimin e bashkëjetesës si vlerë e kombit tonë.

Është detyrë e jona të jemi syçelë e vigjilent, ta ruajmë shtetin dhe fenë, të mos biem pre e provokimeve të ndryshme dhe të raportojmë rastet ku kemi dyshime.

Zoti na ruajttë neve dhe atdheun tonë nga çdo e keqe!

JU REKOMANDOJMË

Putin e falënderon Vuçiqin që shkoi në Rusi: U përpoqën që ta bindnin të mos merrte pjesë
Lajme

Putin e falënderon Vuçiqin që shkoi në Rusi: U përpoqën që ta bindnin të mos merrte pjesë

10/05/2025 - 01:23
Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor, do të takohet edhe me presidenten Osmani 
Kryesore

Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor, do të takohet edhe me presidenten Osmani 

10/05/2025 - 01:21
Nisi udhëtimin me biçikletë për të takuar të dashurën në Indonezi, kosovari ngec në Pakistan: S’po mundem me ikë!
Lajme

Nisi udhëtimin me biçikletë për të takuar të dashurën në Indonezi, kosovari ngec në Pakistan: S’po mundem me ikë!

10/05/2025 - 01:18
Nait Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por në fund Albini më mashtroi dhe nuk do ta ketë kurrë votën time
Lajme

Nait Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por në fund Albini më mashtroi dhe nuk do ta ketë kurrë votën time

09/05/2025 - 23:36
Antonio Costa i BE’së viziton shtetet e rajonit, më 14 maj vjen në Prishtinë – në agjendë takimi me Osmanin, me Kurtin jo
Kryesore

Antonio Costa i BE’së viziton shtetet e rajonit, më 14 maj vjen në Prishtinë – në agjendë takimi me Osmanin, me Kurtin jo

09/05/2025 - 22:48
Rama e përgëzon Kurtin që e ka pranuar propozimin e BE’së si kornizë për negociatat në vijim
Lajme

Rama: S’e kuptojnë se do t’i mundim thellë e më thellë

09/05/2025 - 22:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët!

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Viktima 34 vjeçare në Rrugën B në Prishtinë është dizajneri i kosovar Festim Isufi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë