Vlera minimale u rrit për 70 përqind, mesatarja 100 përqind e maksimalija për 50 përqind.
Kësi ndryshime kanë pësuar vlerat e pagesës së vitrave në Kosovë në këtë Ramazan. Krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin të ndarë në 3, 5 dhe 10 euro, tani janë përcaktuar në 5, 10 dhe 15 euro.
Kështu vendosi Bashkësia Islame e Kosovës, si institucion që rregullon normat dhe vlerën e këtyre obligimeve fetare të çdo anëtari të saj.
Sadakatul Fitri është një obligim për besimtarët myslimanë që jepet në përfundim të muajit të Ramazanit, me qëllim që të ndihmohen familjet në nevojë dhe të mundësohet që të gjithë ta presin festën e Fitër Bajramit me dinjitet.
Bashkësia Islame, njëkohësisht e ka dyfishuar edhe vlerën e parave që duhet pasur një besimtar për ta paguar zeqatin prej 2.5 përqind . Nga 5.875 euro sa ishte vjet, sivjet kjo shumë është 12.000 euro.













