Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bisedat për sekrete shtetërore në WhatsApp: Çka thuhet në mesazhet mes Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervën?

12/11/2025 - 15:14
në Kryesore, Lajme
A A
Bisedat për sekrete shtetërore në WhatsApp: Çka thuhet në mesazhet mes Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur hetuesit e Njësisë së Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, kishin shkuar për t’i marrë dokumentet e provat për rastin e rezervës, ministrja Rozeta Hajdari, ua kishte kërkuar certifikatën e sigurisë.

Këtë certifikatë, Hajdari e ka përmendur vazhdimisht, duke vlerësuar se tema e rezervës shtetërore është sekret.

Megjithatë, për blerjen e rezervës, kontratat, kompanitë e detajet e tjera, Hajdari kishte hapur një grup në rrjetin social Whatsapp. Aty, Rozeta Hajdari, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, kishin diskutuar për të gjitha detajet e këtyre kontratave.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga Nacionale, thuhet se ky grup ishte krijuar nga ministrja Rozeta Hajdari, e cila çështjet e sekretit shtetëror, kishte vendosur t’i diskutoj në Whatsapp.

“Nga raporti i ekspertizës së Drejtorisë për ekzaminimin e Pajisjeve të Teknologjisë, vërtetohet fakti se të pandehurit në vazhdimësi kanë komunikuar mes vete lidhur me procesin e blerjes së rezervave shtetërore të mallrave, me theks të veçantë për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit”, thuhet në njërën prej pikave të aktakuzës.

“Raporti në fjalë përmban SMS të shkëmbyer mes të pandehurve në aplikacionin Wahatsapp, me të cilin rast e pandehura Rozeta Hajdari kishte krijuar grup komunikimi, ku janë të përfshirë edhe të pandehurit Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi”, thuhet më tutje.

Sipas Prokurorisë, ky grup tregon se të pandehurit kanë komunikuar gjatë gjithë kohës mes vete, për ta realizuar qëllimin që kishin.

“Nga ky raport, respektivisht komunikimet e zhvilluara mes të pandehurve, vërtetohet roli ii secilit në këtë rast. Pa asnjë dilemë, nga përmbajtja e komunikimeve vërtetohet fakti se i pandehuri Ridvan Muharremi, ishte person shumë i afërt, i besueshëm dhe me ndikim për të pandehurën Rozeta Hajdari, se kishte rol kyç në procesin e përzgjedhjeve së operatorëve ekonomik për furnizim me grurë, vaj dhe sheqer, se kishte rol vendimtar në përcaktimin e kritereve të kontratës, çmimit kontraktues, nënshkrimin e kontratave, realizimin e pagesave, dhe përkundër faktit se nuk ishte person zyrtar e as përfaqësues i kompanive kontraktuese. Gjithashtu përmes komunikimeve të tilla, vërtetohet edhe fakti se i pandehuri Ridvan Muharremi ishte përcaktues në planifikimin e sasisë së vajit që duhet blerë nga MINT”, thuhet më tutje.

Madje, skandali bëhet edhe më i madh është se në këto biseda, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë, ia kishin treguar Ridvan Muharremit vendin ku mbahen rezervat, edhe pse kjo është e klasifikuar si sekret shtetëror.

“Përveç tjerash, pikërisht këto komunikime, konkretisht ato të datës 25.03.2025 vërtetohet fakti se të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara, kanë zbuluar të pandehurit Ridvan Muharremi vendndodhjen e rezervave shtetërore duke ua pranuar propozimin për deponim të grurit në kompaninë (REDAKTUAR). Poashtu përmes komunikimeve vërtetohet fakti se i pandehuri Hafiz Gara ia kishte dërguar të pandehurit Ridvan Muharremi programin për furnizim me mallra të rezervës shtetërore të vitit 2022, të titulluar në komunikim me shprehjen “Plani 10 milionësh për produkte të rezervës shtetërore”, thuhet më tutje.

Se kanë diskutuar për të gjitha këto tema në WhatsaApp e kishte pranuar i pandehuri Hafiz Gara.

“I pandehuri në vazhdim ka deklararuar se përveç tij edhe ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica kishin kontakte me Ridvan Muharremin, sikurse fizike, ashtu edhe përmes telefonit, madje në Whatsapp kishin pasur grup komunikimit mes të pandehurit, sekretarit Irfani, ministres Rozeta dhe Ridvan Muharremit, dhe aty kishin bërë biseda për çështjen e furnizimeve, sidomos me grurë, sheqer dhe vaj. Madje, i pandehuri deklaron se Ridvanin disa herë e kishte parë duke hyrë në zyrën e ministres Rozeta Hajdari”, thuhet më tutje.

Madje, pikërisht me SMS, Ridvan Muharremi ia kërkonte kërkesat Hafiz Garës.

“Në pyetjen se a kishte kërkuar ndonjëherë nga Hafiz Gara kërkesën zyrtare të grurit, vajit e sheqerit, ka deklaruar se nuk i kishte kërkuar. Mirëpo kur i njëjti është ballafaqur me një komunikim me SMS që e kishte pasur përmes telefonit me Hafiz Garën, të njëjtit ia kishte shkruar ‘mirëmëngjesi zotëri Hafiz, të lutem ma dërgo kërkesën zyrtare të grurit, vajit dhe sheqerit, poashtu edhe kontratat në emrin e kompanisë’, i njëjti tani ka pohuar se ndodha me insistimin e Hamzës ia kishte kërkuar”, thuhet në aktakuzë.

“Ta ktheva kontratën, tash po e dërgoj faturën në euro”, thuhet në një tjetër mesazh.

Si rezultat, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica e Hafiz Gara dyshohen për keqpërdorim të detyrës, dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë