Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi ia ruan sekretin e Lajçakut për datën e takimit të radhës në Bruksel

06/09/2024 - 15:40
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi ia ruan sekretin e Lajçakut për datën e takimit të radhës në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot në Prishtinë me ftesë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Lajcak në Qeveri pas takimit me kryenegociatorin Bislimi, s’ka pranuar që të tregojë datën për të cilën janë pajtuar të takohen në Bruksel kryenegociatorët, shkruan Gazeta Express.

Pas pyetjes së gazetarit, Lajcak ka thënë se do ta zbulojë datën në një moment të duhur, shkruan Gazeta Express.

“Ne jemi marrë vesh, por nuk do ta bëjë publike, sepse duhet ta bëjëm në kohën e duhur”, ka thënë Lajcak.

Datën e takimit të kryenegociatorëve nuk e ka zbuluar as zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Në komunikatën e lëshuar pas takimit me Lajcak, zyra e Bislimit kanë treguar për temat e diskutuara në takim, por s’kanë dhënë informacione rreth datës së takimit të dakorduar me Lajcak.

“Diskutimet përgjatë takimit u përqendruan në tri tema kryesore: dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e numrit dy të Qeverisë.

Lajcak para gazetarëve ka folur edhe për temën e Urës së Ibrit dhe ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth hapjes është i ditur. Sllovaku ka thënë se vendimi për hapjen e Urës për vetura duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në komunikatën e zyrës së Bislimit, për temën e Urës së Ibrit kanë thënë se ekziston një marrëveshje që është dakorduar në Bruksel dhe se hapja duhet të ndodhë pa vonesa dhe pengesa.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”, thekson komunikata.

JU REKOMANDOJMË

Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit
Lajme

Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

16/09/2025 - 15:17
Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes?
Kryesore

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes?

16/09/2025 - 15:14
Ngjela: Kosova s’mund të prishë raportet me superfuqinë që ia dha pavarësinë
Lajme

Ngjela: Kosova s’mund të prishë raportet me superfuqinë që ia dha pavarësinë

16/09/2025 - 15:05
Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura
Kryesore

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025 - 15:04
James Rubin rrëfen takimin e parë me Thaçin: Më habiti, ishte një djalë i ri që ishte bërë kryeministër
Kryesore

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

16/09/2025 - 15:02
Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon
Lajme

Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon

16/09/2025 - 14:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë