Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ta ruajmë dhe forcojmë partneritetin jetik me SHBA-të!

05/07/2025 - 09:46
në Lajme
A A
Bislimi: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ta ruajmë dhe forcojmë partneritetin jetik me SHBA-të!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë sot Ditën e Pavarësisë.

Amerika është aleati më i madh dhe miku i jashtëzakonshëm i Kosovës që ka ndihmuar në çlirimin dhe shtetndërtimin vendit.

Në lidhje me këto raporte dhe marrëdhniet mes dy vendeve ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i LDK-së që aktualisht jeton në SHBA, Faton Bislimi.

Bislimi tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të rrënjosura në besim, sakrificë dhe një përkushtim të përbashkët për lirinë dhe demokracinë.

Ai tha se sot më shumë se kurrë kemi nevojë ta ruajmë dhe forcojmë këtë partneritet jetik.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndjej thellë një mirënjohje që shkon përtej fjalëve – një mirënjohje që buron nga zemra e një populli që ka përjetuar dhimbjen e robërisë, por edhe shpresën dhe rilindjen përmes mbështetjes amerikane.Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të rrënjosura në besim, sakrificë dhe një përkushtim të përbashkët për lirinë dhe demokracinë. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta ruajmë dhe forcojmë këtë partneritet jetik. Po, ka sfida. Ka dallime herë pas here. Por ajo që nuk duhet të harrojmë kurrë është se Amerika ka qenë dhe mbetet shtylla më e fuqishme që i ka qëndruar krah Kosovës në momentet tona më të vështira – dhe për këtë nuk guxojmë të lejojmë që veprimet tona të përçojnë pasiguri ose mungesë mirënjohjeje” tha Bislimi për “Gazeta Blic”.

Bislimi tha se në këto momente duhet të reflektojmë si shoqëri dhe pyesim veten se ‘a po sillemi si aleatë të denjë”.

Ai tutje potencoi se duhet të jemi të bashkuar, të mençur dhe largpamës sepse vetëm kështu Kosova do të ecë përpara.

“Në këtë ditë feste për kombin mik amerikan, le të reflektojmë si shoqëri: a po sillemi si aleatë të denjë? A po ndërtojmë një shtet që reflekton vlerat që na bashkuan me SHBA-në? Prandaj, na duhet mendësi që vendos Kosovën para gjithçkaje tjetër.Le të jemi të bashkuar, të mençur dhe largpamës. Vetëm kështu, Kosova do të ecë e para. Sepse Kosova që e nderon miqësinë me SHBA-të, është Kosova që e nderon vetveten” tha Bislimi në një intervistë

JU REKOMANDOJMË

Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën
Lajme

Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën

05/07/2025 - 12:31
Dedaj: Albin Kurti nuk zgjedh mjete, qoftë edhe të dhunshm, për të qëndruar në pushtet!
Lajme

Dedaj: Albin Kurti nuk zgjedh mjete, qoftë edhe të dhunshm, për të qëndruar në pushtet!

05/07/2025 - 12:30
Ferit Idrizi u uron mirëseardhje mërgimtarëve dhe njofton për lehtësime në shërbime dhe parkim gjatë verës
Lajme

Ferit Idrizi u uron mirëseardhje mërgimtarëve dhe njofton për lehtësime në shërbime dhe parkim gjatë verës

05/07/2025 - 12:24
Policia jep detaje për alarmin në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Lajme

Policia jep detaje për alarmin në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

05/07/2025 - 12:19
Lama pas alarmit në Kuvend- Jam e bindur se është i rremë!
Lajme

Lama pas alarmit në Kuvend- Jam e bindur se është i rremë!

05/07/2025 - 12:10
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: ‘S’mu duk diçka serioze’
Lajme

Abdixhiku për alarmin në Kuvend: ‘S’mu duk diçka serioze’

05/07/2025 - 12:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këto janë 8 institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë