Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset pa kontrata rrezikojnë shkyçjen nga rryma më 31 korrik

29/07/2025 - 14:56
në Ekonomi, Lajme
A A
Bizneset pa kontrata rrezikojnë shkyçjen nga rryma më 31 korrik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa i kanë nënshkruar kontratat për furnizim me energji elektrike, disa ende refuzojnë, e ka edhe raste kur një kompani është ndarë në dy entitete të reja për të shmangur daljen në tregun e hapur.

Më 31 korrik, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.

Paralajmërimi ka ardhur nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila thekson se afati 60-ditor i furnizimit të përkohshëm do të përfundojë më 30 korrik.

Aktualisht, kompanitë e mëdha private po furnizohen nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Ky furnizim është i përkohshëm, nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe ofrohet me çmime më të larta sesa ato të tregut mesatar.

Pas skadimit të këtij afati, ky furnizues nuk ka më të drejtë ligjore të ofrojë energji për këto kompani.

“Kjo kërkesë rrjedh nga ligji, dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka të pamundur të zgjasë apo ndryshojë këtë afat. Rrjedhimisht, më 31 korrik, të gjithë konsumatorët që nuk kanë furnizues do të shkyçen nga rrjeti energjetik”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ZRRE-ja.

Periudha 60-ditore e mbështetjes nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ka nisur më 1 qershor, kur ka hyrë në fuqi vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro janë të detyruara të kalojnë në tregun e hapur të energjisë, duke zgjedhur vetë një furnizues të licencuar. Kjo do të thotë se ato do të kalojnë në furnizim me çmime, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

Deri më tani, më shumë se 1.300 kompani me mbi 9.367 njësi matëse elektrike janë përfshirë në tregun e hapur.

Një kompani mund të ketë më shumë se një njësi matëse elektrike.

Nuk dihet numri i saktë i kompanive që kanë lidhur kontrata me furnizues të licencuar komercialë, por në ZRRE thonë se janë 2.198 njësi matëse të tilla.

Kurse 7.169 pika matëse furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, që nënkupton se deri të enjten duhet ta zgjedhin furnizuesin e licencuar.

Çfarë duhet të bëjnë bizneset tani?
ZRRE-ja dhe KEK-u, si institucione përgjegjëse, u kanë bërë thirrje të gjitha bizneseve që sa më shpejt të kontaktojnë furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë kontratë të re për furnizim, për të shmangur ndërprerjen e energjisë.

Në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për furnizim me energji elektrike, ndërsa tri të tjera janë në proces të licencimit.

Një prej tyre është Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), që furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë.

Po ashtu, është edhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Me KESCO-n, deri më tash kontratë kanë nënshkruar rreth 100 biznese dhe janë në proces nënshkrimi të dhjetë kërkesave të tjera.

“Interesimi vazhdon të jetë shumë i lartë, sidomos në ditët e fundit – marrë parasysh që KESCO është kompania me përvojën më të gjatë në furnizim dhe tregtim të energjisë në Kosovë”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga kjo kompani.

Ata shtojnë se janë duke punuar me kapacitete të shtuara, në mënyrë që të përmbushin çdo kërkesë përpara datës 30 korrik, kur edhe përfundon furnizimi i përkohshëm nga KEK-u si Furnizues i Mundësisë së Fundit.

Njëra prej kompanive që është në pritje për të nënshkruar kontratë para datës 30 korrik është kompania Pestova nga Vushtrria.

Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie, që numëron 260 punëtorë, thotë se është i detyruar të lidhë kontratë me KESCO-n. Ai tha se kompanitë tjera të licencuara nuk i kanë paraqitur ndonjë ofertë.

“Nuk kam mundësi tjetër, në mënyrë të ‘dhunshme’ po më obligojnë të lidh kontratë. Sepse, nëse ndërpritet energjia, rrezikohet prodhimi. Nuk kam ende informata për detajet e çmimit të energjisë. Por, kryesorja është të mos mbesim pa rrymë dhe tani shikojmë”, tha ai.

Kurse një kompani prodhuese, e cila deri para pak muajsh kishte rreth 90 punëtorë, për t’i ikur liberalizimit të tregut, ka gjetur një alternativë tjetër.

Pronari i kësaj kompanie (emër i njohur për redaksinë) tha se kompania është ndarë në dy entitete të reja: njëra e ka ruajtur emrin e vjetër, ndërsa tjetra është regjistruar me emër të ri.

Tani, secila prej tyre ka më pak se 50 punëtorë.

REL-i e ka pyetur Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe dhjetëra kompani të tjera të licencuara nëse kanë filluar të lidhin kontrata me biznese private apo publike, por vetëm njëra prej tyre është përgjigjur.

Pronari i kompanisë “Enerco LLC”, Rinor Klaiqi, tha se ditëve të fundit ka filluar të nënshkruajë kontrata me biznese, por nuk tregoi numrin e tyre, dhe as çmimin e energjisë. Ai tha vetëm se energjinë për furnizim e siguron përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX).

“Është një situatë pak stresuese për bizneset, sepse të gjithë e kanë lënë negocimin dhe nënshkrimin e kontratave për ditët e fundit, pasi kanë pritur që do të ndryshojë diçka”, tha Klaiqi.

Liberalizimi dhe pasojat për biznese
Përfaqësuesit e bizneseve vazhdimisht e kanë kundërshtuar këtë proces, pasi sipas tyre, çmimi i energjisë në tregun e hapur është shumë më i lartë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ripërsëritur kërkesën që procesi i liberalizimit të tregut të energjisë të pezullohet deri më 1 shkurt 2026.

Kjo fazë, sipas tij, nevojitet për të pasur kompani konkurruese për tregtim të energjisë, njëherësh edhe që bizneset të mund të investojnë në energji alternative.

Ai tha se shumica e bizneseve nuk kanë marrë ende oferta të favorshme dhe po detyrohen të lidhin kontrata të papërshtatshme.

“Nuk është e mjaftueshme që bizneset të nxirren me dhunë në treg të lirë dhe të lihen në mëshirën e fatit ose në mëshirën e një ofertuesi, siç e kemi KESCO-n. Edhe pse ka kompani tjera të licencuara, ende nuk kanë arritur që të krijojnë një ofertë konkrete”, tha Rafuna.

Nëse nuk ndodh pezullimi apo shtyrja, Rafuna thotë se prodhuesit do të dëmtohen rëndë duke zvogëluar vlerën e eksportit.

Por, ZRRE-ja thotë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për zgjatjen automatike apo të përgjithshme të periudhës së furnizimit nga FMF përtej afatit të përcaktuar prej 60 ditësh.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Kurse në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./REL/

JU REKOMANDOJMË

“Nuk kemi vija të kuqe”, Habit me deklaratën Artan Behrami: Mjaft është ndarë shoqëria në kategori deri sot
Kryesore

“Nuk kemi vija të kuqe”, Habit me deklaratën Artan Behrami: Mjaft është ndarë shoqëria në kategori deri sot

08/12/2025 - 22:37
Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë
Kryesore

Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë

08/12/2025 - 22:03
Presidenca i reagon Brnabiqit: Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave
Kryesore

Presidenca dënon shpërndarjen e fotomontazhit të Osmanit me zyrtarët serbë: Fushatë e ulët propagandistike

08/12/2025 - 21:44
109-shi i PDK-së, Bekim Haxhiu uron Sami Lushtakun për marrjen e detyrës si Kryetarit të Skenderajt
Lajme

109-shi i PDK-së, Bekim Haxhiu uron Sami Lushtakun për marrjen e detyrës si Kryetarit të Skenderajt

08/12/2025 - 21:37
Arifi kujton Thaçin e të tjerët: Nëse do ishin aktiv në politikë, do kishte dinamika më të forta
Kryesore

Arifi kujton Thaçin e të tjerët: Nëse do ishin aktiv në politikë, do kishte dinamika më të forta

08/12/2025 - 21:29
“Restorante, kafene”, Gjykata Supreme refuzon ankesën të VV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës
Kryesore

“Restorante, kafene”, Gjykata Supreme refuzon ankesën të VV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

08/12/2025 - 21:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    264 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Njërën e mbronte, tjetrën nuk e pranon në listë? – Duda Balje tregon si qëndron e vërteta për kandidimin e motrës së Donika Kadës në listën e VAKAT për deputete

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk u fut në listë për deputet, reagon Xhafer Tahiri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë drejtorët e emëruar politikisht

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë