Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

05/06/2025 - 17:40
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se bizneset dhe punëtorët do të protestojnë të mërkurën, më 11 qershor, nëse Qeveria nuk reflekton për vendimin që i detyron ata të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, pas takimit me përfaqësues të bizneseve të prekura, Rafuna theksoi se kërkesa kryesore është sigurimi i një faze tranzicioni përpara hyrjes në këtë treg.

“Takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë, të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit që kemi kërku më herët, të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë që e përcjell gjatë kësaj faze të tranzicionit për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë. Në rast se nuk do të ketë reflektim, atëherë bizneset bashkë me punëtorët ditën e mërkurë do të dalim në shesh në orën 12:00 për ta shpreh pakënaqësinë që e kemi lidhur me këtë vendim dhe për mos reflektimin e qeverisë së Kosovës”, deklaroi Rafuna.

Ai kërkoi nga Qeveria që të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe të respektojë kërkesën e komunitetit të biznesit.

“Për këtë arsye, në emër të bizneseve kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të respektojë pjesën e tranzicionit për shkak të rrethanave dhe kushteve ku jemi, dhe ta gjejmë një zgjidhje që ta menaxhojmë sa më mirë dhe të mos ketë nevojë që bizneset të dalin në shesh për të protestuar”, shtoi ai.

Gjatë takimit, përfaqësues të bizneseve ngritën shqetësime serioze për pasojat që po sjell ky vendim në sektorin prodhues. Disa prej tyre paralajmëruan se për shkak të çmimeve të larta të energjisë janë duke konsideruar mbylljen e fabrikave, ndërsa theksuan se janë duke u përballur edhe me kërcënime për ndërprerje të energjisë nga KEK-u.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se ndikimi është i gjerë dhe prek mijëra punëtorë dhe kompani.

“Kjo është kërkesë e komunitetit të biznesit, të kompanive 1 mijë e 300 që janë prekur. Mbi 143 mijë punëtorë dhe kjo është kërkesë që ditën e mërkurë me datë 11 qershor në orën 11 të protestojmë në qendër të Prishtinës me pronarët dhe punëtorët e kompanive. Që edhe në këtë formë ne të tregojmë se jemi goditur thellë. Bizneset, prodhuesit, shërbyesit nuk po mund ta përballojnë këtë shtrenjtim të energjisë elektrike”, u shpreh Shahini.

Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, përmendi edhe shembuj konkretë të dëmit të shkaktuar nga liberalizimi i tregut të energjisë.

“Të gjithë prej nesh jemi të informuar për rastet e dy fabrikave që janë në pronësi të investitorëve të huaj ose të cilat janë kapital të përzier vendor dhe të huaj. Po flasim për 300 punëtorë në njërën prej komunave më të varfra në Kosovë që kanë mbetur pa punë… Gjatë javës së kaluar kur ne kishim një takim të tillë në Këshillin Kombëtar të Ekonomisë dhe Investimeve ishte sjellur njëra prej kompanive që vite më parë ka kaluar në tregun liberal. Ne kemi kërkuar që aty të jetë Feronikeli. Meqë Feronikeli e ka mbyllur edhe furrën e saj të fundit para rreth një muaji. Shembulli i Feronikelit është shembulli më konkret se cili është ndikimi i liberalizimit të tregut të papërgatitur të energjisë elektrike. Tregu në aspektin e furnizimit nuk ka qenë i përgatitur dhe këtu nuk ka asgjë prej neve që mund të bëjmë. Është ZRrE-ja që është dashur të sigurohet para vendimit se tregu është funksional”, deklaroi Zeka.

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë