Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset që dëmtojnë shtetin

17/01/2022 - 13:05
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Bizneset që dëmtojnë shtetin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pronari i një kafeneje në Prishtinë që lëshon rregullisht kuponë fiskalë për klientët e vet, thotë se këtë praktikë e ka filluar nga viti 2010, prej kur kanë hyrë në treg arkat fiskale në Kosovë.

Por ai thotë se derisa bizneset tjera nuk lëshojnë kuponë fiskalë, kjo i dëmton bizneset që punojnë në mënyrë të rregullt.

“[Lëshimi i kuponëve fiskalë] ndikon shumë për të keq te bizneset që punojnë në mënyrë të rregullt. Përderisa ne paguajmë në secilin kupon fiskal 18 për qind TVSH [Tatim mbi Vlerën e Shtuar], ata të tjerët që nuk lëshojnë kuponë, fitimin e kanë gati 100 për qind, për të mos thënë më shumë”, thotë Fanol Duli për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shteti duhet të bëjë më shumë inspektime për kontrollimin dhe ndëshkimin e atyre bizneseve që nuk lëshojnë kuponë fiskalë.

“Për të parandaluar këtë pabarazi, inspektimi është e vetmja mënyrë. Në lokal tek unë vijnë shumë dhe është krijuar përshtypja që inspektorët shkojnë në ato lokale që lëshojnë kuponë fiskalë, që në fund të ditës ta bëjnë një raport, që ‘po, bizneset po lëshojë kuponë fiskalë’, e që unë mendoj se është e kundërta, sepse nuk lëshojnë”, thotë Duli.

Kuponi fiskal është dëshmi e shitjes së mallrave të caktuara dhe ai përfshin edhe tatimin që duhet paguar për mallrat e shitura.

Në rast të moslëshimit të kuponit fiskal, shteti mbetet pa ato taksa.

Taksa për shumicën e mallrave në Kosovë është 18 për qind.

Pompat e benzinës “nuk lëshojnë kuponë fiskalë”

Sipas disa qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë,pompat e benzinës janë biznese që rrallë lëshojnë kuponë fiskalë.

“Kuponi i fundit që e kam marrë, ka qenë pardje. Rregullisht, në qendra tregtare i marr, por të tregoj të drejtën në pompa të benzinës nuk kam marrë asnjëherë. E di që disa prej tyre lëshojnë kuponë fiskalë, por unë nuk kam marrë”, thotë Ibrahim Kryeziu.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, i cili po ashtu thotë se ka pasur një përvojë të tillë në pika të karburantit, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto raste duhet të paraqiten nga qytetarët.

“Kur marr benzinë në pikat e karburantit, asnjëherë nuk ma ofrojnë kuponin fiskal. Unë e kërkoj dhe madje kam pasur problem në këtë drejtim. Prandaj, mendoj se të gjithë ata që nuk ofrojnë kuponë fiskalë duhet të lajmërohen si raste që nuk lëshojnë kuponë”, thotë Limani.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, në Kosovë janë 1,002 biznese të regjistruara si pika të karburantit.

Profesori Limani thotë se moslëshimi i kuponëve fiskalë ndikon direkt në zvogëlimin e buxhetit të shtetit.

“Ne duhet ta kuptojmë drejt dhe mirë se ikja prej këtyre obligimeve, moslëshimi i kuponëve fiskalë, dëmton shtetin. Dhe, në këtë mënyrë, zvogëlohen të hyrat buxhetore dhe zvogëlohet mundësia e Qeverisë që t’iu ofrojë shërbime më të mira publike qytetarëve. Duhet të rritet kontrolli dhe të merren masa shumë të rrepta kundër të gjithë atyre që nuk lëshojnë kuponë fiskalë”, thotë ai.

Por, në njërën nga kompanitë më të mëdha për furnizim me derivate të naftës në Kosovë thonë se janë të pajisur me arka fiskale dhe se lëshojnë kuponë fiskalë rregullisht.

Sipas tyre, kuponi fiskal printohet në arkën brenda objektit të shitjes.

“Nuk ka mundësi të bëhet shitja e radhës pa dalë kuponi fiskal. Për secilën shitje del kuponi fiskal. Mirëpo, kuponët fiskalë nuk janë te pompat. Klienti e mbush veturën me derivate dhe përton të vijë ta marrë kuponin fiskal [brenda në objekt]”, thotë një punëtor i kësaj kompanie.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se moslëshimi i kuponëve fiskalë ka bërë që në treg të ketë pabarazi.

Sipas tij, Administrata Tatimore e Kosovës duhet të punojë më shumë për ta kthyer barazinë në tregun kosovar.

“Pjesa kryesore që duhet të ndryshohet, është një fokus më i madh i ATK-së në këto probleme dhe një nxitje më e madhe për raportimin e këtyre rasteve. Jo vetëm kontrollime, por veprime të vazhdueshme për t’i fiskalizuar të gjitha bizneset”, thotë Rukiqi.

ATK: Mbi 1 milion euro dënime në vitin 2021

Nga mbi 213,000 biznese, sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, vetëm mbi 37 mijë janë të fiskalizuara, sipas ATK-së.

Bazuar në këto të dhëna, shumë biznese vazhdojnë t’u ikin obligimeve tatimore që kanë ndaj shtetit.

Zyrtarë të kësaj administrate thonë se në rast se bizneset nuk fiskalizohen, vendosen gjoba konform ligjit.

Sipas një përgjigjeje me shkrim të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, vlera e gjobës për mospajisje me arkë fiskale është 1,000 euro, ndërsa dënimi për moslëshim të kuponit fiskal është 125 euro.

“Vetëm gjatë vitit 2021 janë vizituar 4,953 biznese për moslëshim të kuponëve fiskalë, ku prej këtyre vizitave janë lëshuar 5,870 dënime në vlerë prej mbi 1.2 milion eurosh”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Në ATK thonë se kanë partneritet me qytetarët që raportojnë raste të shumta që nuk lëshojnë kuponë fiskalë, por edhe rastet kur në vend të kuponit fiskal lëshohen fatura tjera jofiskale.

JU REKOMANDOJMË

Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
22/11/2026 - 12:52

Kosova po harton një strategji shtetërore për të mbështetur apelimin e dënimeve të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se mbështetja juridike mund të ndihmojë,...

Më shumëDetails

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i Ujmanit nuk e mbulon mungesën e B1-shit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
22/11/2026 - 12:00

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar lidhur me ndikimin e masave emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre. Përmes...

Më shumëDetails

“Për mua nuk ekziston mëshira, vetëm drejtësia“, u përjashtua nga PS-ja, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
22/11/2026 - 11:45

Ish-ministrja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka thënë se vendimi nuk e ka shqetësuar dhe...

Më shumëDetails

I merrte veturat me qira dhe tentonte t’i shiste si të importuara nga jashtë”, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë (Emrat)
22/11/2026 - 11:20

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritur të zbardhin tri raste të mashtrimit me automjete si dhe të arrestojnë një person të dyshuar...

Më shumëDetails

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale
22/11/2026 - 11:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Tërshani, e cila është anëtare e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka deklaruar për Ekonomia Online se...

Më shumëDetails

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë
22/11/2026 - 10:11

Policia ka njoftuar se një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë orëve të para të së shtunës. Rasti ka ndodhur rreth...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • I merrte veturat me qira dhe tentonte t’i shiste si të importuara nga jashtë”, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë