Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biznesmeni i afërt me Kurtin s’di të ndalur, kap edhe një tender një-burimor prej rreth 200 mijë eurosh në AQP

21/08/2025 - 14:57
në Lajme
A A
Biznesmeni i afërt me Kurtin s’di të ndalur, kap edhe një tender një-burimor prej rreth 200 mijë eurosh në AQP
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia Qendrore e Prokurimit ka shpërblyer sërish me tender kompaninë Mercom Company, pronari i së cilës, Arif Elshani, është i afërt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Para disa ditësh e njëjta kompani u shpërblye me tender edhe nga Dogana e Kosovës.

AQP’ja kësaj radhe e ka ndarë tenderin në formë të negociuar për biznesmenin Elshani, në vlerë prej 192 mijë eurosh, duke e “mbytur konkurrencën”. Tenderi ka të bëjë me dhënien e veturave me qira për nevojat e institucioneve të Kosovës, raporton Insajderi.

Gazeta Insajderi raportoi dje se Dogana e Kosovës dha kontratë në vlerë prej mbi 105 mijë eurosh për kompaninë “Mercom Company“, e cila është në pronësi të biznesmenit Arif Elshani. Kompania e Elshanit pritet që ta furnizojë me vetura të reja institucionin e Doganës.

Biznesmeni Elshani ka përfituar tendera të majmë përgjatë Qeverisë Kurti. Ai është parë duke realizuar takim të ngrohtë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ku ky i fundit e vizitonte atë në biznesin e Elshanit.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për një skandal në maj të këtij viti për një tender që iu kishte dhënë firmës së Elshanit nga Zyra e Kryeministrit. ZKM-ja e kishte kontraktuar firmën e Elshanit për t’ia marrë me qira 15 vetura, me çmim 550 euro në muaj për veturë.

Vet Zyra e Kryministrit, pasi që kishte shpallur tenderin dhe kishte marrë interesimet e kompanive, del që vendosi ti ndryshoi dy kritere krejt bazë, që lidhen me përformacën e veturave që po kërkonin.

Më 13 nëntor 2024 ishte shpallur tenderi.

Vetëm pesë ditë më vonë, më datën 18 nëntor të vitit të kaluar Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, departamenti i tenderëve, krijon një dokument të ri, e që bën me dije se ka ndryshuar dy kritere, sipas tyre, për sqarim, pasi që ka marrë një pyetje nga një i interesuar për të ofertuar në këtë tender.

Një përgjigje për këtë interesim të një kompanie, që nuk ia përmendin emrin, kishte ardhur menjë herë, dy ditë pas shpalljes.

Isa Hajdari nga Zyra e Kryeministrisë e kishte nënshkruar këtë sqarim në lidhje me dosjen e këtij tenderi.

Çka u ndryshua nga ZKM-ja në tenderin që në fund e fitoi firma e Arif Elshanit, përfaqësues i markës Peugeot?

Në fillim, ZKM-ja kërkoi që, te pjesa teknike, motori i veturave që po kërkonin ishte në “minimum 1.998 ccm3”.

Pesë ditë më vonë këtë kriter e ndryshoi në atë që sipas tyre tash ‘kapaciteti i motorit – vëllimi i motorit duhet të ishte në minimum 1940 ccm3″, por deri tash nuk ka dhënë shpjegim në pyetjet e Insajderit se pse u bë ky ndryshim, dhe se kush saktë e kërkoi atë.

Edhe në pozicionin 6 teknik kishte bërë edhe ndryshimin e dytë.

“Pozicioni 6. Fuqia e motorit PS/hp : Min. 120 Ps/hp deri 3000 ccm3″, që ishte në fillim të shpalljes së tenderit, më vonë u shndërrua në “fuqia e motorit KË: Minimum 100 KË”, thuhet në dokumentin që në platformë “e-prokurimi” e publikoi Zahir Bunjaki, të cilit i ka dërguar pyetje Insajderi, por ende nuk është përgjigjur.

Gazeta Insajderi për këtë ndryshim në kritere e ka njoftuar edhe Departamentin e Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer ndonjë koment.

Firma e biznesmenit Arif Elshani në një përgjigje për Insajderin kishte thënë se nuk ishin ata si kompani që e kërkuan këtë ndryshim.

“…çdo vendim për të ndryshuar kriteret e një tenderi është ekskluzivitet i autoritetit kontraktues. Ne, si çdo kompani tjetër, kemi pasur qasje në dokumentacionin publik përmes sistemit të e-prokurimit dhe kemi aplikuar brenda kushteve të përcaktuara sipas thirrjes publike, asnjëherë nuk kemi dërguar letër standarde/kërkesë për ndryshim të dosjes së tenderit por kemi aplikuar bazuar në thirrjen publike të publikuar në e-prokurim”, thuhej në përgjigjen e “Mercom Auto”.

E njëjta firmë ka edhe kontratën tjetër me Agjencinë Qëndrore të Prokurimit për 80 vetura për një vlerë prej mbi 1.9 milionë eurosh, apo siç del në përllogaritje: qiraja për një veturë shkon 24 mijë euro.

Një tender në vlerë prej afro 829 mijë eurosh në fund të dhjetorit të vitit të kaluar e kishte fituar edhe nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë.

JU REKOMANDOJMË

Certifikimi i Listës Srpska, përfaqësuesi i PDK’së thotë se abstenojnë – arsye “dokumentet” e Kurteshit për kandidatët serbë
Lajme

Certifikimi i Listës Srpska, përfaqësuesi i PDK’së thotë se abstenojnë – arsye “dokumentet” e Kurteshit për kandidatët serbë

21/08/2025 - 18:02
S’certifikohet kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit
Lajme

S’certifikohet kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit

21/08/2025 - 17:55
Maliqi: Kurti e Vuçiqi luajnë njësoj, bashkëpunuan për t’i mashtruar diplomatët perëndimorë për tri vjet
Lajme

Paralajmëron Maliqi – ‘Ndoshta Kurti llogarit në ndonjë skenar krizash në Veri për të ‘mbijetuar’ politikisht, uroj mos t’a provoj!

21/08/2025 - 17:43
Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
Lajme

Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

21/08/2025 - 17:38
Tahiri i PDK-së: Hyrja e kompanisë së Luan Dalipit në shitblerje të energjisë, argument për prokurorinë rreth agjendës kri’minale
Lajme

Tahiri i PDK-së: Hyrja e kompanisë së Luan Dalipit në shitblerje të energjisë, argument për prokurorinë rreth agjendës kri’minale

21/08/2025 - 17:15
AGK thirrje Qeverisë: Ndajeni buxhetin për RTK-në, muaji i dytë pa paga
Lajme

RTK nënshkruan marrëveshje për huadhënie me Ministrinë e Financave, pagat ekzekutohen nesër

21/08/2025 - 17:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë