Biznesmeni i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike, Ridvan Muharremi nuk e kishte pranuar fajësinë në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ishte deklaruar i pafajshëm se ka dëmtuar KEDS-in 2 mijë e 473 euro
“Referuar kërkesës tuaj për informata, nga gjyqtari i kësaj çështje penale jemi informuar se i pandehuri R.M nuk e ka pranuar fajësinë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatën Themelore të Prishtinës për “Betimi për Drejtësi”.