Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biznesmeni Uron Salihu del nesër para gjykatës – dyshohet për uzurpim të objektit të pensionistëve në Ferizaj

17/07/2025 - 22:06
në Lajme
A A
Biznesmeni Uron Salihu del nesër para gjykatës – dyshohet për uzurpim të objektit të pensionistëve në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas gati dy dekadash uzurpim të pretenduar të një objekti që i takon pensionistëve të Ferizajt, biznesmeni ferizajas, Uron Salihu, pritet që nesër të dalë para Gjykatës Themelore në Ferizaj përballë një padie civile që ka ngritur Ministria e Financave.

Salihu, pronar i restorantit “Bodensee”, dyshohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme katin përdhes të objektit të pensionistëve, duke e kthyer atë në biznesin e tij dhe duke u pamundësuar pensionistëve qasjen e lehtë në shërbimet e tyre.

Ky biznes figuron i regjistruar nga viti 2020 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se tashmë ndaj Salihut është ngritur edhe aktakuzë penale për uzurpim të paligjshëm të pronës, ndërsa në anën tjetër është kërkuar edhe një masë e përkohshme nga gjykata për lirimin e objektit dhe kompensimin e dëmit në vlerë prej 1.4 milionë euro.

“Tash e gati 20 vite, pensionistëve të rajonit të Ferizajt u është dashur të ngjiten në katin e dytë për të marrë shërbimet që u takojnë, sepse pjesa e katit të parë… ka qenë e uzurpuar paligjshëm nga një biznes,” ka shkruar Murati në Facebook.

Seanca për shqyrtimin e masës së përkohshme pritet të mbahet nesër, më 18 korrik, në ora 13:15 në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me biznesmenin Uron Salihu, i cili ka refuzuar të flasë, duke kërkuar që të komunikohet përmes avokatit të tij, Gazmend Rexhepi.

Avokati Rexhepi ka mohuar se klienti i tij është uzurpator, duke theksuar se objekti është shfrytëzuar mbi bazë kontrate dhe se kontrata nuk është ndërprerë kurrë nga asnjë qeveri.

“Klienti im nuk është uzurpator, por shfrytëzues i asaj parcele me kontratë, e cila nuk është ndërprerë asnjëherë nga ministria. Dhe çështja tjetër, që është shumë e rëndësishme, është se edhe vetë ministria e shfrytëzon një pjesë të atij objekti që i përket klientit tim. Ai e ka në pronësi një bodrum brenda lokalit, dhe aty ministria e përdor pjesën e tij – për të cilën kanë pasur marrëveshje gojore,” tha avokati në një prononcim për Insajderin.” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se nuk është e ligjshme që njëkohësisht të zhvillohen procedura penale dhe civile për të njëjtën çështje dhe e quajti të pasaktë qasjen e Ministrisë në këtë rast.

“Ministri e ka gabuar plotësisht, sepse nuk mund të zhvillohet një procedurë penale dhe njëkohësisht një procedurë civile. Në momentin kur kemi një procedurë penale në zhvillim, ajo civile duhet të ndërpritet. Çështja tjetër është se, sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe praktikës gjyqësore, nuk mund të ketë brenda një parashtrese dy kërkesa – si për paluajtshmëri, ashtu edhe për masë sigurie” tha avokati për Insajderin.

JU REKOMANDOJMË

Kujdes! Këtë javë temperaturat parashihet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius
Lajme

Rikthehet vala e të nxehtit në fundjavë – deri në 36°C, javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

18/07/2025 - 02:21
Pamje nga operacioni i arrestimit të policit të Kosovës që dyshohet se spiunoi për BIA-n
Lajme

Pamje nga operacioni i arrestimit të policit të Kosovës që dyshohet se spiunoi për BIA-n

18/07/2025 - 02:18
Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmundje të venave që shkakton ënjtje të këmbëve

17/07/2025 - 23:00
Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre
Lajme

Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

17/07/2025 - 22:45
Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti
Lajme

Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti

17/07/2025 - 22:35
“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë
Lajme

“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë

17/07/2025 - 22:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, reagon Vesa: Kishte kohë me mbjell flokët

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë