Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se në protestën që u mbajt sot në Hagë u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë.
Postimi i saj i plotë:
Në Hagë u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar.
Me mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora u ngritën për drejtësi, për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj të shenjta.
Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë.