Nga ora 18:00 ka nisur bllokada e paralajmëruar e serbëve të Serbisë.
Në pikat kufitare në veri të vendit, qarkullimi po vazhdon, por që është më i pakët se ditëve të tjera, por me forca më të shumta policore.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, vërehet se vetura me targa të huaja po hyjnë e dalin në të dy anët, por nuk janë parë duke hyrë e dalë nga Kosova vetura me targa RKS.
Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje-daljet në pikat kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Jarinje, Kullë e Muçibabë, nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.