Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja

25/04/2025 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë.

Sociologu Artan Muhaxhiri thotë për Radion Evropa e Lirë, se moskonstituimi i Kuvendit, “e bllokon shtetin dhe e ndalon çdo frymëmarrje politike të tij”.

“Përderisa nuk themelohet Kuvendi dhe Qeveria, i gjithë shteti do të jetë në një gjendje vegjetative, pasi që nuk do të mund të ndërmarrë asnjë projekt të rëndësishëm dhe as nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë proces me ndikim, pasi i mungon legjitimiteti institucional”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten, më 25 prill, dështuan për herë të gjashtë ta konstituojnë institucionin më të lartë ligjvënës.

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Albulena Haxhiu, kandidate për kryetare të Kuvendit, të cilën e ka propozuar partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk i mori 61 votat e domosdoshme as këtë herë.

Kundër Haxhiut për kryeparlamentare janë shprehur tri partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar për të dielën, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se vazhdimi i seancës nuk guxon të vonohet më shumë se 48 orë nga ndërprerja.

Megjithatë, kjo rregullore nuk saktëson se sa vazhdime mund të ketë seanca e ndërprerë.

Përderisa procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka përfunduar, edhe rruga drejt formimit të Qeverisë së re të vendit mbetet e mbyllur.

Muhaxhiri beson se Kosova, pa institucione të reja, mbetet jashtë sferave të interesimit të partnerëve perëndimorë.

“Pa themelim të institucioneve, askush nuk do të merret me Kosovën”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se Kosova, për momentin, nuk mund të përfitojë nga fondi i Planit të Rritjes i Bashkimit Evropian.

Nga ky fond, Kosova pritet të përfitojë mbi 800 milionë euro.

Komplikimet institucionale e lënë Kosovën pa fondin nga BE-ja

Dy ditë më parë, BE-ja ka theksuar nevojën urgjente për institucionet e reja të Kosovës, në mënyrë që t’i përmbushë reformat evropiane, si dhe për të përfituar nga Plani i Rritjes.

Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, thotë se pa konstituimin e Kuvendit, Kosova nuk mund ta procedojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me BE-në për tërheqjen e grantit fillestar.

“Kosova ende nuk e ka përfituar as këstin e parë, që është rreth 65 milionë euro. Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë ende çështjet teknike, procedurale. Për rrjedhojë, BE-ja e ka të pamundur ekzekutimin e mjeteve për shkak të këtyre komplikimeve institucionale dhe politike që i kemi në vend”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se në rast se konstituimi i Kuvendit zvarritet edhe më tej, ekziston rreziku që Kosova fare të mos përfitojë sivjet nga Plani për Rritje i BE-së.

Pa një Kuvend të konstituuar, siç thotë Salihu, Kosova nuk mund të ketë qeveri të plotfuqishme. Për pasojë, ajo nuk mund t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është kërkesë dhe insistim i Bashkimit Evropian, si ndërmjetësues i procesit.

Në këtë kontekst, të enjten, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, ku u takua me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.

“Njëra prej kërkesave të para [të BE-së], të mos them e vetmja, ishte që Kosova të ngutet që t’i themelojë institucionet, me qëllim që pastaj të shtyhet tutje agjenda e normalizimit ose e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Salihu.

Ai shton se vazhdimi i procesit të dialogut ka efekt rajonal për sigurinë, por edhe dërgon mesazhin se Kosova është shtet serioz.

Aktualisht, Kosova qeveriset nga një qeveri në detyrë. Sipas Ligjit për Qeverinë, ekzekutivi i tillë kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe Ligjin për buxhetin.

Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?

Qeveria në detyrë nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.

Muhaxhiri thekson se përderisa moskonstituimi i Kuvendit e bllokon edhe procesin e një qeverie të re, e gjithë kjo situatë shkon, përveç tjerash, edhe në dëm të qytetarëve të vendit.

“Pra, çdo proces, i cili ka të bëjë me jetën e përditshme të qytetarëve dhe që varet nga vendimmarrja institucionale e Kuvendit apo Qeverisë, është i bllokuar dhe nuk do të mund të revitalizohet pa krijimin e institucioneve”, thekson Muhaxhiri.

Kosova, sipas Kushtetutës së saj, është shtet parlamentar dhe Kuvendi është organi i saj më i lartë.

Salihu thekson se pa konstituimin e Kuvendit, Kosova, praktikisht, është e bllokuar që të funksionojë si shtet.

“As nuk mund të miratojë ligje, as nuk mund të procedojë ligje dhe as nuk mund të bëhen veprime të tjera që kërkohen. Natyrisht që kjo mund të kuptohet si një gjendje ku mungon shefi i shtëpisë”, u shpreh Salihu

Ai dhe Muhaxhiri pajtohen se për konstituimin e Kuvendit nevojitet vullneti politik i partive politike.

Megjithatë, sipas tyre, përgjegjësia për tejkalimin e ngërçit institucional, më shumë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Si e tillë, thonë ata, LVV-ja duhet të prijë në reflektimin e vullnetit politik dhe të ofrojë zgjidhje, që nënkupton kompromis politik.

Megjithatë, ata besojnë se “betonimi” në pozicione të kundërta ndërmjet LVV-së në njërën anë, si dhe PDK-së, LDK-së dhe AAK-së në anën tjetër, nuk paralajmëron se një kompromis i tillë mund të arrihet së shpejti./REL

JU REKOMANDOJMË

Afatet e Gjykatës Kushtetuese: Nis “tik-taku” i ri në pritje të aktgjykimit
Lajme

Afatet e Gjykatës Kushtetuese: Nis “tik-taku” i ri në pritje të aktgjykimit

09/08/2025 - 20:49
Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Thaçin – sot është ai, nesër mund të jenë ata
Lajme

Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Thaçin – sot është ai, nesër mund të jenë ata

09/08/2025 - 20:35
Takimi Trump-Putin në Alaska, Macron: Të përfshihen evropianët, pa ukrainasit s’mund të vendoset e ardhmja e Ukrainës
Lajme

Takimi Trump-Putin në Alaska, Macron: Të përfshihen evropianët, pa ukrainasit s’mund të vendoset e ardhmja e Ukrainës

09/08/2025 - 20:19
Eksperti Hall thotë se samiti SHBA-Rusi po i jep Putinit legjitimitet në skenën globale
Lajme

Eksperti Hall thotë se samiti SHBA-Rusi po i jep Putinit legjitimitet në skenën globale

09/08/2025 - 20:16
LAJMI I FUNDIT: Enver Haliti pritet të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajit
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Enver Haliti pritet të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajit

09/08/2025 - 20:13
Trump urdhëron ushtrinë amerikane të fillojë aksionin ndaj karteleve të Amerikës Latine, Rubio: Është çështje që prek sigurinë kombëtare
Lajme

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të fillojë aksionin ndaj karteleve të Amerikës Latine, Rubio: Është çështje që prek sigurinë kombëtare

09/08/2025 - 20:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    341 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • Arrestohet Fatmir Gërbeshi – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Raportohet për probleme në VV-në e Mitrovicës – Albin Kurti me xhipa arrin në zyre (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-këshilltari i Hajredin Kuçit, tash zëvendës i Albulena Haxhiut akuzon ashpër Gjykatën Kushtetuese

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Time Kadrijaj tregon emrat e dy kandidateve tjera nga LVV që AAK nuk do t’i votonte për kryeparlamentare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë