Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

23/10/2025 - 14:32
në Lajme
A A
“Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se çfarë do ta priste pas tyre.

Sfidë në konstituim të Kuvendit, ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, dhe rrezikim të fondeve të huaja në vlerë të qindra miliona eurove.

Kur duket se s’ka ku shkon më keq, del çështja e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm – i cili, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, pritet të jetë rreth 3.5 miliardë euro.

Për ish-ministrin e Ekonomisë, Haki Shatri, situata momentale është shumë shqetësuese.

“Buxheti është baza materiale e funksionimit të shtetit. Nëse i rrënohet kjo bazë, shteti falimenton, nuk mund të funksionojë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për të mos arritur deri aty, buxheti duhet të kalojë nëpër disa faza, që të mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Fazat e miratimit të buxhetit

Buxheti për vitin e ardhshëm fillon të përgatitet qysh në muajin mars, në disa qarkore buxhetore, dhe më pas u shpërndahet për shqyrtim të gjitha institucioneve që financohen nga buxheti.

Në kushte ideale, Qeveria i kryen të gjitha përgatitjet dhe, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, datë të fundit për miratim të buxhetit e ka 30 tetorin.

Kështu, deputetët i kanë dy muaj kohë, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, që ta shqyrtojnë dokumentin në dy lexime, në komisione, dhe t’i bëjnë ndryshimet e duhura.

Por, problemi i parë tani është që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.

Relativisht mirë deri këtu. Por, Kosova e ka edhe problemin e dytë, pasi është duke pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar nëse Kuvendi është konstituuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret, dhe varësisht vendimit mund të zvarritet edhe procesi i miratimit të buxhetit.

“Eventualisht, nëse mbesim pa [formim] të Qeverisë dhe pa Kuvend, rrezikohet që nga data 1 janar të mos ketë buxhet dhe asnjë procedurë pagese nuk mund të ndodhë pa një vendim të Kuvendit”, thotë Shatri.

Në mesin e pagesave që bllokohen janë: pagat, pensionet, ato për karburante të Policisë dhe ushtrisë, apo edhe ato për furnizime me material shpenzues të institucioneve.

“Praktikisht, i bie vënia e drynit shtetit”, vlerëson Shatri.

Duke folur për afatet e miratimit të buxhetit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha ditë më parë se Qeveria “do të bëjë çmos, në të mirë të shtetit, në të mirë të republikës, që institucionet të funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme siç kemi bërë deri më tani”.

Opsioni i dytë

Për të mos ardhur puna deri te bllokada, ekziston edhe një mundësi.

Në rast se Qeveria e miraton buxhetin, dhe deputetët vonohen në përfundim të procedurave të nevojshme, atëherë ekzekutivi mund të bëjë propozim për plotësim/ndryshim të Ligjit aktual për Buxhetin, në mënyrë që ai të mos skadojë më 31 dhjetor, por të mundësohen shpenzimet vijuese për janar ose edhe shkurt, me mesataren mujore të vitit paraprak, ose siç njihet ndryshe rregulli 1/12.

Shatri kujton se diçka e tillë i ka ndodhur Kosovës dy-tri herë prej shpalljes së pavarësisë.

Çfarë ligji mund të propozohet, nëse arrihen afatet kohore?

Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe pak ditë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit, dhe për të kuptuar nëse ajo i merr votat e nevojshme.

Edhe nëse ai apo dikush tjetër arrin ta formojë Qeverinë, dhe nis me procedim të buxhetit, Shatri nuk beson se ai dokument do të jetë shumë mirë i menduar, marrë për bazë situatën nëpër të cilën ka kaluar vendi deri më tani.

Pse? Sepse, sipas tij, nuk ka pasur ministër të plotfuqishëm që do të mund të hartonte politika adekuate zhvillimore për vitin e ardhshëm, dhe rrjedhimisht, buxheti i ardhshëm mund të jetë kopje e atij paraprak.

Dëmet tjera ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se Kosova po e vuan shumë ekonomikisht mungesën e institucioneve fuqiplota.

“Bizneset duan parashikueshmëri, për të kuptuar se çfarë politika fiskale do të ketë, cilat janë investimet në projekte kapitale, që më pas investimet publike të tërheqin investime private”.

Ai thotë se fokusi në ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm duhet të jetë, ndër të tjera, në reforma në politikat fiskale, në rritjen e buxhetit për investime kapitale dhe në përmirësimin e imazhit të shtetit, që ua hap dyert investimeve të huaja.

Shatri përmend edhe nevojën e shfrytëzimit të mundësive për kredi dhe hua publike, që të sigurohet një hapësirë për zhvillim dinamik të vendit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, parashihet rënie e rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën, në 3 për qind në 2025-tën, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rënien më të madhe janë parashikuar ta kenë Serbia dhe Kosova, e cila, megjithatë, mbetet pak mbi mesataren e rajonit./REL

JU REKOMANDOJMË

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
Kryesore

Baraliu: Kushtetuesja duhet ta refuzojë pa vonesa kërkesën e Listës Serbe, ndryshe ka pasoja të pariparueshme për shtetin

23/10/2025 - 18:06
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis
Kryesore

Çitaku thotë se PDK nuk provon të krijojë Qeveri nëse Kurti dështon: Vonë, zgjedhjet janë të pashmangshme

23/10/2025 - 17:44
Nis numërimi i votave të kandidatëve për asamble dhe verifikimi i rezultateve
Lajme

Përfundon edhe rinumërimi, KQZ pas ankesave shpall rezultatet përfundimtare

23/10/2025 - 17:38
Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione
Kryesore

Nisin ankesat për faturat e rrymës teksa dimri afron, Miftaraj: Kur e pashë çminin, mendova që jam pronar biznesi

23/10/2025 - 17:32
E zbulon Policia: Ky është personi që mashtronte qytetarët dhe kërkonte para duke u thirrur në emër të Veton Elshanit
Lajme

E zbulon Policia: Ky është personi që mashtronte qytetarët dhe kërkonte para duke u thirrur në emër të Veton Elshanit

23/10/2025 - 16:56
Aktivisti Hektor Beqiri: Ne do kërkojmë liri, për ata që shtruan Rrugën e Lirisë
Lajme

Aktivisti Hektor Beqiri: Ne do kërkojmë liri, për ata që shtruan Rrugën e Lirisë

23/10/2025 - 16:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Zhvillime dramatike: Ky deputet thotë se ka arritur dakordancë me Kurtin, do ta votojë qeverinë e re

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga kryetar i AKR-së, ushtrues detyre emërohet Vesel Makolli!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Djali i heroit Afrim Bunjaku ishte punësuar nga Ferit Idrizi, ndonëse asnjë nga familjarët e tij nuk janë punësuar nga Qeveria Kurti

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë