Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bllokohet klinika ‘International Medicare’ në Tiranë – evazion 1 milion euro, ilaçe të skaduara dhe ndërhyrje që ‘masakronin’ pacientët

04/09/2025 - 23:07
në Lajme
A A
Bllokohet klinika ‘International Medicare’ në Tiranë – evazion 1 milion euro, ilaçe të skaduara dhe ndërhyrje që ‘masakronin’ pacientët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klinika private “International Medicare”, pjesë e “Sante Plus Group”, me aktivitet në fushën e ndërhyrjeve estetike, e njohur për gjymtimin dhe masakrimin e klientëve, u bllokua këtë të enjte në Tiranë, pasi policia zbuloi se për një periudhë 1 vjeçare nuk deklaroi fitimet prej 1 milion euro, ndërsa kryente evazion fiskal, pastrim parash dhe krime kundër shëndetit.

Pas hetimeve disamujore të Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, bëhet me dije se klinika përveçse nuk kishte deklaruar fitimet gjatë kësaj kohe, shërbimet spitalore (kirugji plastike) kryheshin me produkte të ndaluara, për përdorim dhe të skaduara.

Në klinikë gjithashtu 5 punonjës ishin të pasiguruar.

 

(Pronari turk Bilal Kara)

Gjatë këtij operacioni në pranga ra administratori i spitalit privat Edmond Zaja 62-vjeç, ndërsa në kërkim  45-vjeçari turk Bilal Kara dhe 32-vjeçarja Geriana Arapi. Aksionerët rezultojnë të jenë jashtë territorit shqiptar.

Gjatë kontrolleve të kryera, blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara (prej shkurtit të 2023-it) dhe 6 njësi kompjuterike. Një nga medikamentet e ndaluara që përdorej në këtë klinikë ishte edhe ‘Thiopental VUAB’. Është një anestetik me veprim shumë të shpejtë që përdoret si anestetik intravenoz. Jepet për induksionin e anestezisë para ndërhyrjeve kirurgjikale, por përdoret edhe në situata urgjente për shkaktim të humbjes së shpejtë të vetëdijes.

 

DENONCIMET

Spitali privat “Sante Plus Albania” prej vitesh është denoncuar nga qytetarët për “masakrimin” e tyre, gjatë ndërhyrjeve, duke iu shkaktuar dëme të parikuperueshme, por autoritetet nuk kanë vepruar ndaj saj.

 

Më 7 shtator të vitit 2022, emisioni “Stop” publikoi denoncimin e një zonje e cila i ishte nënshtruar rimodelimit të barkut në këtë spital privat, por rezultatet ishin të tmerrshme.

Zonja jetonte prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe pasi dëgjoi ofertën, që për 1900 euro mund të rimodelonte barkun që kishte pasur para lindjeve, vendosi ta ndërmerrte këtë hap. Kur mori kontakt në këtë spital privat, i thanë që duheshin edhe 1900 euro të tjera për heqjen e dhjamit. Por ky ishte vetëm fillimi.

Pas ndërhyrjes, zonja deklaroi se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe iu rrit shumë albumina. Në këto kushte e dërguan në QSUT për ndihmë më të specializuar.

“Unë nuk e dija fare spitalin, vetëm se e pashë në një reklamë dhe thashë, hajt, se ngaqë pas lindjes së fëmijëve më kishte ngelur barku shumë i madh edhe thashë po bëj rimodelim barku. Unë jam 22 vjet e larguar nga Shqipëria edhe nuk pyeta të them të drejtën fare, më thanë është hap tani, po s’dimë gjë fare. Në reklamë e thotë është 1900 pastaj shkon atje e thonë është 1900 rimodelimi dhe 1900 Euro heqja e dhjamit. Për fat të keq këto kishin harruar të më vinin kateterin, kur pas operimit çdo njeri duhet të ketë kateterin, një operim shumë i lehtë, jo i imi që më çanë tej përtej barkun. Futej serumi në trup dhe më fal për shprehjen nuk dilja as të hollin as të trashin, trupi fryhej, fryhej. Albumina e trupit duhet të jetë 1.20 dhe mua më kishte shkuar 9. Lëre që të gjithë infermierët kishin 2 muaj, që kishin mbaruar kursin dhe praktikën dhe kishin ardhur atje. Më kishin bërë sterr, që unë jam aq e bardhë dhe damari im gjendet aq kollaj. U detyruan pastaj, ngaqë nxorën analizën, u detyruan dhe më çuan te Nënë Tereza (QSUT), në katin e gjashtë kam qenë në spital”.

Kur u kthye në spitalin Sante Plus, plagët nuk po i mbylleshin prandaj e rioperuan. Pasi shkoi në shtëpi, barku iu hap plotësisht, aq sa të ëmës i ra të fikët kur e pa.

“Para se të operohesha më kishin thënë që pas 10 ditësh do të bësh banjo. Mirëpo unë shkova njëzet e ca ditë në spital dhe nuk bëra banjo. Shkoj në shtëpi unë, bëj banjo, u zbut plaga, i ra korja, që ishte mbledh gjaku. Kur unë u ngrita të vija në dhomë për t’u veshur, kur më sheh mami i ra të fikët. Marr të vë rripin, ç’a të shikoj?! Ishte hapur barku tej e përtej, futej dora, të dilnin zorrët. Kam shkuar dhe 5 herë të tjera, më kanë hequr copat e vdekura të mishit. Pastaj më thanë mua, do futemi në sallë dhe më gënjen mua dhe gjithë familjen time. E pyetën, sa orë do rrijë në sallë dhe u tha 10-20 minuta. Katër orë në sallë dhe e pe qepjen e fundit, si më kanë qep, si një kafshë dhe jo operim plastik. Të paguash 2500 Euro”.

Në spitalin Sante Plus zonja shkoi dhe 5 herë të tjera për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe kërthizën. Zonja tregon, se kjo situatë ka futur në depresion gjithë familjen e saj.

“Të pestën herë më kanë bërë operimin e fundit dhe më mbyllën dhe kërthizën komplet, s’kam më kërthizë në trupin tim. Doktorët këtu më kanë thënë që do më fusin përsëri dhe të më bëjnë edhe njëherë rioperim të gjitha pjesët, që më kanë bërë këto idiotat dhe të nxjerrin dhe kërthizën, sepse nuk bëhet trupi pa kërthizë. Për çdo ditë, unë akoma kulloj gjak dhe qelb. Kemi kaluar në depresion tërë familja, jo vetëm unë. Kam kërkuar pronarin, fshihen, se kush është pronari, Zoti i madh e di! Ai që më kishte operuar mua nuk është parë në Spitalin Sante. Mori avionin dhe u zhduk. Turk, turk. Turqit mbarojnë shkollën atje, vijnë e bëjnë praktikën te ne dhe ikin e thyejnë qafën prapë atje”.

Në vendin ku jeton, zonjës i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të rregullojë edhe kërthizën.

Një denoncim tjetër është publikuar nga emisioni “Fiks Fare” më 29 Maj të vitit 2023, ku një qytetar nga Tirana akuzonte mjekët dhe drejtuesit e Spitalit “Sante Plus”, pasi kishte kryer një mini ndërhyrje për mbjelljen e flokëve në muajin gusht të vitit 2022, por i paralizuan skalpin e kokës.

“Operacionin e bëra duke qenë se kishte oferta. Flas me drejtoreshën e spitalit dhe ramë dakord edhe për çmimin. Më tha hajde kur të duash. Ka qenë në muajin gusht, data 22. Atë ditë shkojmë në sallë dhe takojmë dy mjek turk. Sipas drejtoreshës ishin mjekë, por për mendimin tim s’kanë qenë mjek për këtu në Shqipëri. Kanë qenë të pa licencuar. Emrat s’ia di” thotë Iliri, ndërsa tregon edhe për ndërhyrjen.

“Zgjati 5 orë dhe më pas ngrihem dhe iki në shtëpi, mbaroj punë me spitalin. 1 muaj e gjysmë kam qenë i mpirë se më bënë 5 a 6 gjilpëra mpirjesh. Pas 1 muaj më doli anestezia dhe në një pjesë të kokës s’kisha ndjeshmëri. Shkoj në spital dhe kërkoj shpjegime. Më thonë do të presësh se mbase kalon. Kërkoj shpjegime vazhdimisht, por drejtoresha më thotë do bëjmë masazh mbase kalohet me masazh. Vij dhe bëj 4 a 5 herë masazh dhe asnjë lloj rezultati” vijon denoncuesi, ndërsa shpjegon se “mjekët që kanë bërë operacionin si kam takuar asnjëherë”.

“Nga momenti që bënë këtë ndërhyrje, s’i kam parë në spital. Kam 5 muaj që vij rregullisht në spital. Kërkoj takim me drejtoreshën, i them më trego emrat e mjekëve dhe licencat. Ajo u stresua pasi s’kishte ç’të bënte. Më ngriti zërin. Mua më vazhduan të njëjtat probleme shëndetësore, përveç mpirjes,  parezës së lëkurës, problemit të lëkurës dhe stresit që më kanë krijuar. Më del dhe gjumi natën nga shqetësimi që kam”, vijon ai.

Fiks Fare e pyet nëse është vizituar në vende të tjera, ndërsa Ilir Gjuzi thotë se “kam shkuar te Spitali Nr.5, te Neurologjia, kam marrë kontakt me një mjek dhe më ka konstatuar që është pjesë e parezës. Ka dëmtime në skalpin e kokës. Ishin shkaktuar nga pjesa e ndërhyrjes që bëra në këtë spital për mbjelljen e flokëve”.

“Unë s’kam kartelën time, as emrat e mjekëve. As çfarë medikamenti që është përdorur në atë operacion. Më kanë larguar me forcë nga spitali. Unë kërkoj në radhë të parë të drejtën time se përse ndodhi kjo parezë. Përse këto probleme në shëndet? Të më japin një shpjegim se përse të fusin mjekë praktikant te unë për të bërë një ndërhyre. Edhe për emrat e mjekëve më thanë është informacion i brendshëm dhe s’na lejohet të japim emrat e mjekëve. Edhe nëse shkoj sot, askush s’më jap asnjë lloj informacioni. As më fusin brenda”, thotë qytetari.

JU REKOMANDOJMË

“Ky me kollare bolshevike”, “kryeministri” Pilinçit i del punë me Bashën e Kurtin
Kryesore

“Ky me kollare bolshevike”, “kryeministri” Pilinçit i del punë me Bashën e Kurtin

04/09/2025 - 22:58
“Shqipet ndotin bregdetin”, Tahiri i reagon Ramës-Kryeministrat shkojnë dhe marrin turpin me vete!
Lajme

“Shqipet ndotin bregdetin”, Tahiri i reagon Ramës-Kryeministrat shkojnë dhe marrin turpin me vete!

04/09/2025 - 22:50
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Shpërthim i dyshuar me mjet eksploziv, dëmtohet një shitore në Shipol të Mitrovicës

04/09/2025 - 22:42
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Kryesore

Baton Haxhiu: 25 vjet pasluftës Kurti po iu thotë ish-partive opozitare me mua ose me Listën Serbe

04/09/2025 - 22:26
Tahiri premton rritjen për 30% të pagave për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Përparimi”
Lajme

Tahiri premton rritjen për 30% të pagave për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Përparimi”

04/09/2025 - 22:14
Kajtazi: E kemi pru shtetin në dorën në xhep të Dimal Bashës
Kryesore

Kajtazi: E kemi pru shtetin në dorën në xhep të Dimal Bashës

04/09/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është zyrtari policor i NjSO-së që u arrestua mbrëmë- dyshohet se bashkëpunonte me familjen Gërbeshi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë