Një situatë e rrezikshme është paraqitur të mërkurën në afërsi të tunelit në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që të bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit për të gjitha automjetet.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë, e cila ka njoftuar se bllokimi vjen si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha.
“Ju informojmë bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup – Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin zyrtar.