Sportistët nga Kosova vazhdojnë ta bëjnë atë që nuk ka arritur ta bëjë politika për gjithë këto vite, promovimin e Kosovës në botë denjësisht si asnjëherë më parë.
I tillë është edhe bokseri nga Vushtrria, Bujar Tahiri, i cili vazhdon rrugëtimin e suksesit në këtë sport në Gjermani, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Bujar Tahiri dje ka pasur një meç të rëndësishëm, ku ka arritur fitoren e 18-të në karrierë.
Bokseri me prejardhje nga Vushtrria ka falenderuar gjithë përkrahësit për mbështetjen e parezervë në karrierën e tij./VeriuInfo