Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bolton: Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë shkëmbimin e territoreve

19/10/2024 - 13:05
në Kryesore, Lajme
A A
Bolton: Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë shkëmbimin e territoreve

WASHINGTON, DC - FEBRUARY 12: National Security Advisor John Bolton (R) listens to U.S. President Donald Trump talk to reporters during a meeting of his cabinet in the Cabinet Room at the White House February 12, 2019 in Washington, DC. Trump said he was not happy about the compromise legislation agreed to by Republicans and Democrats that would prevent a new partial federal government shutdown but said he would accept the deal. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën e ish-Presidentit Donald Trump, ka thënë se vendi i tij ka kohë që shpreson në një zgjidhje Kosovë-Serbi të arritur mes vetë këtyre dy vendeve.John Bolton, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, thotë madje se edhe shkëmbimi i territoreve është opsion, “nëse të dyja palët do të pajtoheshin”.

“Mendoj se tash e një kohë, qëndrimi amerikan në fakt ka qenë shpresa se Kosova dhe Serbia së bashku mund të arrijnë diçka që është e pranueshme për të dyja palët, duke përfshirë shkëmbimin e territoreve, për të cilën të dyja palët do të pajtoheshin, e cila gjithashtu do të kontribuonte në stabilitet në Ballkan, do të kontribuonte që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje”, citohet të ketë thënë Bolton, transmeton Klankosova.tv.Më tej, ish-këshilltari i Trumpit tha se ka kohë që ShBA-ja është tërhequr nga mosmarrëveshjet e Ballkanit Perëndimor dhe se zgjidhjen e këtyre çështjeve ia ka lënë në dorë Evropës.

Për Boltonin, “kjo ishte një gjë e mirë”.“Pikëpamja ime, ndërsa isha në administratën e Presidentit Trump, është se Shtëpia e Bardhë, se ShBA-ja mund të kishte bërë më shumë, sepse ekziston një interes për të stabilizuar një rajon që ka qenë i paqëndrueshëm në vitet e fundit dhe për t’i dhënë fund atij konflikti në mënyrë që të na lejohet të përqendrohemi në problemet më të mëdha që lindin nga shfaqja dhe rritja e aleancave të reja midis Kinës dhe Rusisë, si dhe kërcënimet për Evropën që vijnë nga situata në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore”.

“Pra, kjo është diçka që ka ndodhur për një kohë të gjatë, që nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe shpresoj se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për të cilën palët mund të bien dakord”, Ka thënë John Bolton.Diplomati amerikan ka qenë përkrahës i shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë edhe në kohën sa ishte këshilltar i Presidentit Trump.

Mirëpo, në një intervistë për “Foreign Press Association” në vitin 2023, ai pati thënë se nuk ka qenë propozues i kësaj ideje, por vetëm përkrahës, pasi thotë se palët veçse kanë qenë duke e diskutuar atë.“Shiko, unë nuk e propozova vetë, ata po flisnin për atë, dhe u dëshmua politikisht e pamundur, fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë”.

“Por reagimi im ishte i njëjtë si i James Bakerit kur ishte Sekretar i Shtetit e kur foli për mospajtimin mes Izraelit dhe Arabisë. Ai tha që ne nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët. Ne nuk imponojmë asnjë zgjidhje, por nëse funksionon, duhet ta përkrahim”, pati thënë Bolton për FPA

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati
Lajme

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30/05/2025 - 23:18
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Kryesore

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

30/05/2025 - 22:31
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka
Kryesore

Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

30/05/2025 - 22:28
Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Kryesore

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

30/05/2025 - 22:11
‘Një fundvit plotë drita’ – Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët
Kryesore

Policia deklarohet për defilimin e maturantëve në veri, që u shoqërua me fishekzjarrë dhe flamuj serb

30/05/2025 - 21:37
Mirena për Qeverinë Kurti: Krimet po i bëjnë jo veç me tërrpi, po edhe me krenari
Kryesore

Mirena për Qeverinë Kurti: Krimet po i bëjnë jo veç me tërrpi, po edhe me krenari

30/05/2025 - 21:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë