Qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “agresion ushtarak”, duke deklaruar se e “refuzon, dënon dhe kundërshton” veprimet e Uashingtonit.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet venezueliane thanë se SHBA po përpiqet të “përvetësojë burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet”, duke synuar, sipas tyre, të cenojë me forcë pavarësinë politike të vendit.
“Sjellje të tilla agresive kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikojnë seriozisht jetën e miliona njerëzve”, thuhet më tej në deklaratë.
Deri në këto momente, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga Karakasi.












