Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bombarduesit B-2 vihen në gatishmëri – Pentagoni në pritje të vendimit të Presidentit Trump

21/06/2025 - 20:30
në Lajme
A A
Bombarduesit B-2 vihen në gatishmëri – Pentagoni në pritje të vendimit të Presidentit Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pentagoni po zhvendos bombarduesit strategjikë B-2 mbi Paqësor nga baza ajrore në Missouri, një shenjë që, sipas New York Times, administrata Trump po i vendos ata në pozicion nëse do të jenë të nevojshëm për një sulm ndaj Iranit.

Presidenti Trump pritej të zhvillonte një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të shtunën mbrëma, për të shqyrtuar mundësinë e bashkëngjitjes së ShBA-ve në ofensivën izraelite kundër objekteve bërthamore iraniane.

B-2 mund të mbajnë bombën GBU-57, një armë konvencionale 30,000 paund (13,600 kilogramë) që sipas Wall Street Journal, duke cituar analistët e mbrojtjes, ka potencialin më të madh për të dëmtuar objektin e pasurimit të uraniumit në Fordow të Iranit, shkruan

Trump e ka bërë të qartë se po shqyrton nëse Shtetet e Bashkuara duhet të bashkohen me përpjekjet e Izraelit për të kufizuar aftësinë e Iranit për të siguruar një armë bërthamore.

Megjithatë, ai gjithashtu i ka dhënë vetes më shumë kohë për të vendosur se çfarë do të bëjë. Karoline Leavitt, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti do të marrë një vendim brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa i jep Iranit edhe një shans për të hyrë në bisedime.

Paraditës e së shtunës, Izraeli ndërmori një valë të re sulmesh ajrore ndaj sistemeve raketore dhe një objekti bërthamor në territorin iranian. Në kundërpërgjigje, Irani lëshoi raketa balistike dhe nisi dronë drejt territorit izraelit.

Izraeli pretendon se ka vrarë tre komandantë të Gardës Revolucionare Iraniane. Megjithatë, pavarësisht sulmeve intensive, disa nga objektet më të mbrojtura të Iranit, përfshirë Fordon, mbeten ende funksionale.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, deklaroi se fushata e tanishme ajrore e ka vonuar Iranin me dy deri në tre vite në përpjekjen për të ndërtuar një armë bërthamore. Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi i mundshëm me ShBA-në do të ishte vendimtar për shkatërrimin e plotë të këtyre kapaciteteve.

Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar ashpër kundër përfshirjes amerikane në konflikt. Ministri i Jashtëm iranian u shpreh se një hap i tillë do të ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm për të gjithë rajonin”.

JU REKOMANDOJMË

Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…
Lajme

Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

21/06/2025 - 23:06
“Nuk kam qenë normal”: Kajtazi ndan një parashikim të vetin për Kurtin në 2020
Lajme

Mosreagim i Kurtit për krizën energjetike, Kajtazi i ashpër: Ku e ke futur kokën o struc, dil thuaje naj fjalë

21/06/2025 - 22:49
Izraeli ndalon hyrjen e mijëra palestinezëve ta falin namazin e xhumasë
Lajme

Izraeli ndalon hyrjen e mijëra palestinezëve ta falin namazin e xhumasë

21/06/2025 - 22:42
Rruga Prizren-Tetovë, Ratkoceri: Kurti ka nisur projekt joserioz, politika maqedonase as që e përmend këtë projekt
Lajme

Rruga Prizren-Tetovë, Ratkoceri: Kurti ka nisur projekt joserioz, politika maqedonase as që e përmend këtë projekt

21/06/2025 - 22:28
Policia malazeze sekuestron veturë të kërkuar nga Interpol në kufi me Shqipërinë, e drejtonte një kosovare
Lajme

Policia malazeze sekuestron veturë të kërkuar nga Interpol në kufi me Shqipërinë, e drejtonte një kosovare

21/06/2025 - 22:06
Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
Lajme

Erdogan i kërkon myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

21/06/2025 - 21:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nuk do ta besoni! Pas fillimit të luftës Izrael-Iran, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë – krahasim me rajonin

    Nuk do ta besoni! Pas fillimit të luftës Izrael-Iran, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë – krahasim me rajonin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ministri Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Flet mjekja

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë