Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, është larguar nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe ka njoftuar për nisjen e vizitës së tij në Izrel, ani pse ai është nën hetim nga autoritetet e drejtësisë atje dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fillimisht, Dodik ka kaluar kufirin dhe ka udhëtuar drejt Serbisë, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vučić, për një takim. Vizita e tij në Serbi ka ndodhur dje, me rastin e 26-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme, një ngjarje që ka çuar në ndërprerjen e luftës në Kosovë, pas krimeve të shumta të forcave serbe ndaj popullsisë shqiptare.
Në lidhje me largimin e Dodik nga Bosnja dhe Hercegovina, autoritetet në këtë vend kanë reaguar dhe kanë njoftuar se Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës do të informojë Prokurorinë dhe do të bashkëpunojë me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për këtë çështje.
Ndërsa, Dodik përmes një postimi në rrjetin social “X”, Dodik ka shpallur nisjen e vizitës së tij në Izrael, duke theksuar se ky shtet është një vend që ai e respekton për forcën, historinë dhe vendosmërinë e tij.
Ai ka shkruar se Izraeli tregon se liria dhe siguria janë të paçmueshme, dhe se një popull që di kush është, nuk mund të pranojë të jetë as objekt dhe as shërbëtor.
Dodik ka theksuar se, ashtu si Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, për të vendosur dhe për të ruajtur betimin e paraardhësve të saj.
Почео сам посјету Израелу, земљи чију снагу, историју и одлучност дубоко поштујем.
Израел показује да слобода и безбједност немају цијену и да народ који зна ко је – не пристаје да буде ни мета ни послушник.
Као што се Израел брани без извињавања, тако и Република Српска брани… pic.twitter.com/IhvsuzjYHn
— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 25, 2025