Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bota do shtrëngojë masat ndaj Albin Kurtit”, Abazi: Kryeministri është njeriu më toksik në politikën e Kosovës

30/12/2025 - 09:31
në Lajme
A A
‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar ashpër pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar përkeqësim të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe thellim të krizës së brendshme politike.

I ftuar në A2CNN, Abazi u shpreh se rezultati zgjedhor nuk ishte i parashikuar dhe erdhi si pasojë e manipulimeve politike, presionit financiar dhe përdorimit të buxhetit publik në ditët e fundit të fushatës.

“Askush nuk e ka pritur këtë rezultat. Ka pasur manipulim klasik me buxhetin, shpërndarje të parasë publike në ditët e fundit dhe kërcënime ndaj administratës publike se nuk do të kishte paga nëse nuk votohej pro”, tha Haki Abazi.

Abazi tha se Kosova ka kaluar një vit të tërë pa institucione funksionale, duke e cilësuar situatën si “sabotim të vullnetit qytetar”, ndërsa paralajmëroi se vendi do të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe politike.

“Kosova do të mbetet me fatura të larta të energjisë, me përpjekje për kontroll të sektorit privat dhe me një tendencë centralizimi. Do të jetojmë çdo ditë me mendësinë e Albin Kurtit.”

Sipas ish-zv.kryeministrit, Kuvendi gjatë katër viteve të fundit nuk ka funksionuar si institucion demokratik, por si instrument i kryeministrit.

“Nuk ka qenë Kuvend. Ka qenë një vend ku Kurti dhe mashat e tij kanë manipuluar dhe orkestruar sistemin legjislativ.”

Duke folur për të ardhmen politike, Abazi u shpreh skeptik për çdo përpjekje për unifikim politik, duke theksuar se testimi i opozitës vetëm përmes marrëveshjeve ndërkombëtare nuk përbën dialog demokratik.

“Kurti do të vazhdojë të jetë njeriu më toksik në politikën kosovare. Nuk shoh asnjë përpjekje për dialog të ri politik, por vetëm presion dhe shtrëngim edhe më të madh.”

Abazi paralajmëroi se komuniteti ndërkombëtar nuk do ta shohë këtë fitore si stabilitet, por si arsye për masa edhe më të ashpra ndaj qeverisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
Kryesore

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30/12/2025 - 10:08
Këto janë adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale 2025
Lajme

Mesazhi interesant i votuesit në Vushtrri (FOTO)

30/12/2025 - 09:40
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Kryesore

26% e votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani nëpër parti

30/12/2025 - 09:12
Eurodeputeti austriak: Ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme në Kosovë
Lajme

Eurodeputeti austriak: Ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

30/12/2025 - 08:54
Drejtuesit e katër partive të komuniteteve joserbe: Kurti i ka votat tona në Kuvend, do të jemi pjesë e Qeverisë së re
Kryesore

Drejtuesit e katër partive të komuniteteve joserbe: Kurti i ka votat tona në Kuvend, do të jemi pjesë e Qeverisë së re

30/12/2025 - 08:39
Konjufca e “shkarkon” Dimal Bashën, Kurti e kishte propozuar Ministër të Infrastrukturës
Lajme

Ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, por Dimal Basha befason me numrin e vogël të votave deri më tash

30/12/2025 - 08:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i parë nga Nisma pas rezultatit të djeshëm: Ky nuk është fundi i rrugës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë