
Derisa vëmendja e botës është përqendruar në Nju York, ku po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kosovës, deputeti i VV-së, Mefail Baqinovci, është fokusuar në një vizitë në Teksas.
Gjatë vizitës së tij, ai ka takuar disa senatorë dhe kongresistë amerikanë.
Duke harruar vendimin e ShBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, ai pretendon se raportet në mes të dy vendeve po fuqizohen çdo ditë.
Një gjë të tillë ai e ka pretenduar pas takimit që ka pasur me senatorin, Ted Cruz.
“Gjatë vizitës tre ditore në Teksas-SHBA pata kënaqësinë të takohem me anëtarin e Senatit amerikan, senatorin z.Ted Cruz. Miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara vazhdon të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ia.