Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brenda një muaji, komuna e Ramës nënshkruan tre tendera të negociuar – njëri arrin afro 700 mijë euro

27/02/2026 - 14:52
në Kryesore, Lajme
A A
Brenda një muaji, komuna e Ramës nënshkruan tre tendera të negociuar – njëri arrin afro 700 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, ka njoftuar për dhënien e tre tenderëve me procedurë të negociuar, vetëm gjatë muajit shkurt. Tenderi me vlerën më të lartë arrin afro 700 mijë euro.

Brenda një muaji, Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama i LDK’së, ka dhënë tre tenderë përmes procedurës së negociuar.

Sipas Eprokurim që të tri kontratat janë dhënë gjatë muajit shkurt 2026. Kështu edhe figuron në njoftimin e nënshkrimin të kontratave.

Tenderi “Konkurs projektimi per parkun perkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe biblioteka presidenciale”, ka vlerën më të lartë financiare, prej të treve i cili është dhënë për shërbime projektimi dhe inxhinierike.

Kontrata është dhënë më 26 shkurt 2026, ndërsa nënshkrimi ishte planifikuar për 2 mars 2026.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 689,000 euro për një periudhë katërmujore.

Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë: FST Engineering SH.P.K.; LSN+Partners SH.P.K.; N.N.SH. Vizion Project ; ALN Architekturbüro Leinhäupl + Neuber GmbH

 

 

Tenderi i dytë i negociuar ka të bëjë me “Sigurimin fizik të objekteve të Komunës – kontratë e negociuar për 6 muaj”. Kontrata ishte nënshkruar më 27 shtator 2025, ndërsa me 18 shkurt është publikuar njoftimi për nënshkrimin e kontratës.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 80,995.80 euro.

Kontrata i është dhënë kompanisë “SKYFTERAT – LIVE” SH.P.K.

Sipas të dhënave në Eprokurim, në këtë procedurë kanë marrë pjesë dy tenderues, ndërsa vetëm një është shpallur i përgjegjshëm.

Tenderi i tretë është “Ofrimin e shërbimit të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave të shpërndara”, në kuadër të një kontrate kornizë 6-mujore me negocim”.

Kontrata është nënshkruar më 12 shkurt 2026. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 950,000.00 euro.

Ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës thuhet se është 181.40 euro.

Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “SELMANS NETWORK” SH.P.K. dhe “MARDEM GROUP” SH.P.K., me adresë në lagjen Spitalit, rruga “Jakov Xoxa”, Kompleksi Blini, në Prishtinë.

Llotin 2 të kësaj kontrate e ka fituar Grup i Operatorëve Ekonomik LEDI SH.P.K.; Rahovica Comerce SH.P.K.; QualityAsphalt SH.P.K.

Vlera e llotit 2 është 70.60./Insajderi.org

JU REKOMANDOJMË

Raportimi për skandalin me mjek ilegal | Klinika Amerikane humbet rastin ndaj Veriu.info në KMShK

Raportimi për skandalin me mjek ilegal | Klinika Amerikane humbet rastin ndaj Veriu.info në KMShK
27/02/2026 - 15:17

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka nxjerrë vendim në favor të Gazetës Veriu.info, duke hedhur poshtë ankesën e Klinikës Amerikane, lidhur me hulumtimin me titull:...

Më shumëDetails

Gashi i AVONET pyet Presidenten: Pse ende nuk e ke nënshkruar buxhetin e Kosovës?

Gashi i AVONET pyet Presidenten: Pse ende nuk e ke nënshkruar buxhetin e Kosovës?
27/02/2026 - 14:38

Presidentja e Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar Ligjin për Buxhetin e Kosovës, duke shkaktuar pasiguri institucionale dhe ekonomike në vend. Udhëheqësi i OJQ-së AVONET, Kenan Gashi,...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 18 ankesa

Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 18 ankesa
27/02/2026 - 14:15

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 18 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy...

Më shumëDetails

E konfirmon Gjykata Supreme: Dardan Krivaqa dënohet përfundimisht me burgim të përjetshëm

E konfirmon Gjykata Supreme: Dardan Krivaqa dënohet përfundimisht me burgim të përjetshëm
27/02/2026 - 14:03

Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë fund epilogut gjyqësor për një nga vrasjen më tronditëse në vend, duke konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën....

Më shumëDetails

Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të shtëna në zonën kufitare

Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të shtëna në zonën kufitare
27/02/2026 - 13:26

Policia e Kosovës ka sqaruar se raportimet e fundit, kryesisht në mediat serbe, sipas të cilave persona të maskuar shqiptarë kanë vendosur pengesa dhe kanë qëlluar ndaj Policisë...

Më shumëDetails

“Thuaji shkurt, mos filozofo”, Thaçit i lëshohet audio-incizimi me Fadil Fazliun ku flasin për dëshminë e Remit

“Thuaji shkurt, mos filozofo”, Thaçit i lëshohet audio-incizimi me Fadil Fazliun ku flasin për dëshminë e Remit
27/02/2026 - 12:56

Në Gjykatën Speciale sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Në seancë u publikuan audio-incizimet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë