Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Breshëri me madhësinë e një veze shkatërron disa shtëpi në Slloveni

04/06/2025 - 09:30
në Lajme
A A
Breshëri me madhësinë e një veze shkatërron disa shtëpi në Slloveni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një stuhi sumë e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Sllovenisë, veçanërisht në fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci, ku janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe të mbjellat janë shkatërruar plotësisht.

Në shkollën fillore në Shalovci, janë thyer dritaret e çatisë, ndërsa dëmet në bujqësi dhe pemëtari janë të mëdha. Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente, duke theksuar se komuna nuk mund t’i përballojë vetë pasojat e stuhisë.

“Situata është jashtëzakonisht e rëndë. Patjetër kemi nevojë për ndihmë shtesë, sepse vetë nuk ia dalim dot,” tha Shlihtuber.

Sipas tij, breshëri ishte aq i dendur, sa në disa zona është dashur të pastrohet me makineri të rënda. Në disa vende, kokrrat e breshërit kanë arritur madhësinë e topave të tenisit, duke dëmtuar çati dhe automjete.

Agjencia Sllovene për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO) ka raportuar për reshje të dendura breshëri në rajonin e prekur, ndërsa Meteoinfo Slovenia ka theksuar se stuhia është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme dhe shumë rrufe.

Edhe deputeti i partisë Socialdemokrate, Damijan Bezjak Zrim, në një nismë parlamentare drejtuar qeverisë, ka theksuar dëmet e mëtejshme në infrastrukturë, përfshirë dëmtimin e sallës së edukatës fizike të shkollës fillore, ku breshëri ka shpuar kupolat prej xhami duke shkaktuar rrjedhje uji brenda saj, si dhe dëmtimin e çatisë së ndërtesës komunale. Ai tha gjithashtu se shumë automjete kanë mbetur pa dritare dhe pasqyra.

Deputeti Zrim ka kërkuar që qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e katastrofës natyrore.

JU REKOMANDOJMË

AAK me Deklaratë Politike: VV e ka qëllim të uzurpojë të gjithë pushtetin, ka degraduar institucionet e vendit
Lajme

AAK me Deklaratë Politike: VV e ka qëllim të uzurpojë të gjithë pushtetin, ka degraduar institucionet e vendit

05/06/2025 - 23:06
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Sejdiu kritikon skenën politike: Kurrkush s’po vepron – ne me 16 deputetë ‘patare’ një Kosovë e kemi bërë

05/06/2025 - 22:50
Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?
Kryesore

Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?

05/06/2025 - 22:43
“Defender25” në Durrës, Ambasada amerikane në Tiranë: Stërvitja jonë më e madhe vjetore në Evropë
Kryesore

“Defender25” në Durrës, Ambasada amerikane në Tiranë: Stërvitja jonë më e madhe vjetore në Evropë

05/06/2025 - 22:17
“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”
Lajme

“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”

05/06/2025 - 22:03
27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale
Kryesore

27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale

05/06/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1432 Shpërndaje
    Shpërndaje 573 Tweet 358
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë