Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Brezovica 1” – mbrojtja kërkon të shpallen të papranueshme deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues

05/11/2024 - 10:06
në Kryesore, Lajme
A A
“Brezovica 1” – mbrojtja kërkon të shpallen të papranueshme deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj 12 të akuzuarve në rastin “Brezovica I”, mbrojtja e të akuzuarve, në fjalën hyrëse tha se do vërtetohet pafajësia e klientëve të tyre. Po ashtu, kërkoi që deklaratat e tashmë dëshmitarëve bashkëpunues të shpallen të papranueshme, me arsyetimin se janë marrë kur edhe ata kanë pasur edhe cilësinë e të pandehurve,

Në anën tjetër, prokurori Rasim Maloku në fjalën hyrëse tha se do të vërtetohet fajësia dhe dashja e të akuzuarve në kryerjen e veprave penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Listës së të akuzuarve në këtë rast, i prin ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke u pasuar nga Dimitrije Reciceviq, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajrami dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunalë të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysein Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq,

Fillimsht, u aprovua propozimi për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë së të akuzuarit Mustafë Hyseni dhe i njëjti sipas asaj marrëveshje është shpallur dëshmitar bashkëpunues. Ndërsa, Dimitrije Reciceviq u tërhoq nga marrëveshja për pranimin e fajësisë.

Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Bedri Halimi, avokati Haxhi Millaku, kërkoi që procedura për të mbrojturin e tij të veçohet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ia bashkëngjitiedhe dokumentacionin mjekësor lidhur me shëndetin e Halimit.

E lidhur me këtë situatë, kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj kërkoi dokumentacion përkatës pse i ndalohet qëndrimi më shumë se një orë ulur të akuzuarit, pasi që nuk kishte diçka që e përcaktonte një pretendim të tillë.

Pas leximit të aktakuzës përsëri nga ana e prokurorit Rasim Maloku, 11 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm përballë akuzave ndaj tyre.

Më pas, në fjalën hyrëse prokurori Maloku tha se provat që mbështesin aktakuzën kundër Bratislav Nikoliq dhe të tjerëve, në këtë shqyrtim do të dëshmohen dëshmitë e dëshmitarëve bashkëpunues, dëshmitë e dëshmitarëve tjerë, do të prezentohen provat materiale, si proceverbalet për kontrolle të shtëpive të të pandehurve, vërtetimi për sekuestrimin e sendeve, raporti për kqyrjen e vendit të ngjarjes nga Drejtoria Rajonale Kriminalistike, raporti për ekzanimin e armëve, raporti i Drejtorisë së Hetimit për Krime të Rënda dhe shumë të tjera.

Pas administrimit të atyre provave, prokurori tha se do të vërtertohet se të akuzuarit i kanë kryer me dashje direkte veprat për të cilat akuzohen, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, ose duke i ndihmuar personat zyrtarë të cilët kanë bërë degradim ta pakontestueshëm të ambientit të Parkut të Mbrojtur “Sharri”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bratislav Nikoliq, avokati Artan Qerkini, tha se i gjithë rasti penal mbështetet vetëm në deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues.

Ai tha se në këtë çështje do të shihet një tentativë e Prokurorisë ta ndërrojë edhe konceptin pronësi. Sipas tij, Prokuroria në aktakuzë thotë se i mbrojturi i tij është pronar i dy villave të ndërtuara në parcela të huaja dhe pronar i një vile të ndërtuar në parcelë të huaj, ku pronësia sipas tij është faktike dhe juridike dhe për këto nuk ka prova ngase Nikoliq sipas tij nuk është pronar i tyre.

Sipas avokatit Qerkini, të gjitha ato deklarata të dëshmitarëve bashkëpunues të marra në procedurën hetimore janë të papranueshme, pasi që janë marrë kur edhe ata ishin të dyshuar.

Andaj, sipas tij, në fund të këtij shqyrtimi ndaj të mbrojturit të tij do të shpallet aktgjykim lirues.

E mbrojtësi i të akuzuarit Dimitrije Reciceviq, avokati Tahir Recaj, e mbështeti fjalën paraprake të avokatit Qerkini lidhur me shpalljen e deklaratave të papranueshme të dëshmitarëve bashkëpunues.

Ai shtoi se gjatë shqyrtimit do të vërtetohet se aktakuza është në tërësi në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, bazuar në rezultatet, provat si dhe nga arsyetimi i Prokurorisë.

Sipas Recajt, Prokuroria nuk ka arsyetuar, vetëm janë listuar provat pa asnjë vlerësim lidhur me besueshmerinë apo mosbesueshmerinë dhe lidhjet e tyre kauzale.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Dragomir Milosavljeviq, avokati Ljubomir Pantoviq tha se në këtë shqyrtim gjyqësor kanë të bëjnë me një aktakuzë ta pambështetur, të paqartë, që ka mangësi me pjesën që ka të bëjë me të mbrojturin e tij.

Avokati Pantoviq shtoi se aktakuza përfshin të mbrojturin e tij Milosavljeviq në periudhë prej 9 vitesh në dispozitiv, por nuk ka të thekuar as ditë, muaj, vite, e as vendin e kryerjes së veprës penale, si dhe as nuk tregohet mënyra se si është kryer vepra penale.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Hysni Bajrami, avokati Elmaz Zenuni, tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor për shkak se prokurori nuk i ka pajisur me shkresa të lëndës sipas KPRK-së.

Ai shtoi gjithashtu se deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues janë të papranueshme pasi që janë marrë në cilësinë e të pandehurve dhe kërkoi që të shpallen të papranueshme.

Në fund, ai tha se do të vërtetohet se i mbrojturi i tij, nuk e kishte keqpërdorur pozitën sepse nuk ka përfituar për vete apo personin tjetër kurrfarë dobie materiale, nuk i ka shkaktuar dëm tjetër dhe nuk ka bërë shkelje serioze të të drejtave të tjetrit.

Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Sasha Milosavleviq, avokati Nebojsha Vlajiq, mbështeti fjalët e avokatëve tjerë, duke shtuar se veprat që i bien në barrë të mbrojturit të tij nuk tregojnë se ku, kur dhe datën e mënyrën e kryerjes së veprës penale.

Pas përfundimit të orarit të rregullt, seanca u ndërpre për të vazhduar sipas agjendës ditën e neserme.

Bratislav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, sipas aktit aktakuzes po akuzohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 1 milion euro, vetura luksoze e tri vikend-shtëpiza në Brezovicë. Sipas aktit akuzues të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, akuzohet për katër vepra penale: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit dhe për armëmbajtje pa leje.

Sa i përket veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, Prokuroria e akuzon Nikoliqin se nga viti 2013 deri në dhjetor 2021, në Shtërpcë ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në Zonën e tretë dhe të dytë.

Aktakuza e Prokurorisë i ngarkon edhe Dimitrije Recicevic, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajramin dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysein Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq.

JU REKOMANDOJMË

Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”
Kryesore

Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

17/06/2025 - 00:49
“Economist”: Udhëheqja ushtarake e Iranit është “copëtuar”, por dëmi në aftësitë bërthamore të Iranit ka qenë i kufizuar
Kryesore

“Economist”: Udhëheqja ushtarake e Iranit është “copëtuar”, por dëmi në aftësitë bërthamore të Iranit ka qenë i kufizuar

17/06/2025 - 00:29
3 punonjës të kompanisë izraelite të naftës vriten nga sulmi iranian
Kryesore

3 punonjës të kompanisë izraelite të naftës vriten nga sulmi iranian

17/06/2025 - 00:17
Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror
Lajme

Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror

16/06/2025 - 23:34
Çollaku: Trump mund të kërkojë marrëveshje të shpejtë dhe përfundimtare, s’i merr më të mirë Kosovën dhe Serbinë
Kryesore

Çollaku: Trump mund të kërkojë marrëveshje të shpejtë dhe përfundimtare, s’i merr më të mirë Kosovën dhe Serbinë

16/06/2025 - 22:51
Ramadani: As në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet
Kryesore

Ramadani: Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë

16/06/2025 - 22:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Policia jep detaje për 54 vjeçarin që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë