Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Britney flet për herë të parë për detajet e kujdestarisë: Ata thjesht më vranë

29/08/2022 - 23:45
në ShowBiz
A A
Britney flet për herë të parë për detajet e kujdestarisë: Ata thjesht më vranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Britney Spears e ka publikuar dhe më pas e ka fshirë një video 22 minutëshe me akuza të reja për 13 vitet që kaloi nën kujdestarinë e babait babai që kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.

“Ata thjesht më vranë. U ndjeva plotësisht e refuzuar nga familja ime. Mendoj se gjëja kryesore që mbaj mend kur filloi gjithçka ishte – kontrolli i babait tim. Atij gjithmonë i pëlqente të kontrollonte gjithçka që bëja”, citohet të ketë thënë këngëtarja.

Spears u vendos me forcë nën mbikëqyrjen e babait të saj, Jamie Spears dhe avokatit Andrew M Wallet, pas sjelljeve të çuditshme të saj në publik për disa muaj në vitin 2008. Britney pohoi se veprimi që nxiti ndalimin ishte se ajo “i kërkoi mjekut me theks britanik t’i përshkruante ilaçe… tri ditë më vonë kishte një ekip SWAT dhe tre helikopterë në shtëpinë e saj”.

Ajo e përshkroi “përmasën e çmendurisë së saj” si “lojë ndjekjeje me paparacit, e cila edhe sot e kësaj dite është një nga gjërat më argëtuese që ajo ka bërë me famën” dhe e kishte pyetur veten se çfarë kishte kaq të dëmshme në gjithë këtë.

Këngëtarja ka pohuar se kujdestaria ishte e paracaktuar, me sa duket duke iu referuar Lou M Taylor, ish-menaxheres së saj dhe figurës që besohet se ia kishte futur në kokë babait të saj idenë e kujdestarisë.

“Nuk kishte drogë, alkool, asgjë në trupin tim. Ishte abuzim i pastër, ndërsa nuk e kam treguar as gjysmën e tij”, ka deklaruar 40-vjeçarja.

Si reagim ndaj videos, nëna e saj, Lynne Spears, postoi një fotografi me Britneyn në Instagram me një mbishkrim të gjatë duke këmbëngulur se ajo ishte përpjekur ta ndihmonte vajzën e saj.

Spears ka theksuar tutje se u dërgua në punë menjëherë pasi kaloi dy javë në spital kur ajo ishte “plotësisht e traumatizuar dhe jashtë vetvetes”.

“Më kujtohet vetëm që duhej të bëja atë që më thanë, më thoshin çdo ditë që isha e plotë, se duhet të shkoja në palestër… nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë kaq e demoralizuar… për shkak të tyre ndihesha si asgjë dhe pranova sepse kisha frikë”, ka thënë ndër të tjera ajo në video.

Gjithashtu, këngëtarja ka theksuar se në këtë moment të jetës së saj “ka pushuar së besuari në Zot”, ndërsa ka shtuar: “Nuk e dija se si mund t’i lejoja 40 njerëz të largoheshin nga shtëpia ime çdo ditë dhe të më detyronin të punoja nga ora 8:00 deri në 18:00, duke më shikuar secilën herë teksa zhvishesha në dush, pa privatësi, pa derë, pa asgjë… Nuk mund të pija as cigare. Të dënuarit me vdekje mund të pinë cigare”.

JU REKOMANDOJMË

Vesa fshin fotot me Mirlindin, zbulohet se çka ka ndodhur
ShowBiz

Vesa fshin fotot me Mirlindin, zbulohet se çka ka ndodhur

29/07/2025 - 16:21
Pse Donald Trump po kërkon që Beyonce të ndiqet penalisht?
ShowBiz

Pse Donald Trump po kërkon që Beyonce të ndiqet penalisht?

29/07/2025 - 14:50
“Hajde te nanushi…”, Melinda “nxehet” në veturë
ShowBiz

“Hajde te nanushi…”, Melinda “nxehet” në veturë

29/07/2025 - 13:50
Lionel Messi dhe gruaja e tij paraqiten në ‘kamerën famëkeqe’ gjatë koncertit të Coldplay
ShowBiz

Lionel Messi dhe gruaja e tij paraqiten në ‘kamerën famëkeqe’ gjatë koncertit të Coldplay

29/07/2025 - 10:46
G-Bani viziton Prekazin heroik
ShowBiz

G-Bani viziton Prekazin heroik

29/07/2025 - 10:19
Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos
ShowBiz

Egli e fiksuar pas Gjestit?

28/07/2025 - 11:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë