Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova nuk mund të ecë drejt BE-së

24/10/2025 - 13:27
në Lajme
A A
Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova nuk mund të ecë drejt BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po shihet në Bruksel si pengesë për rrugëtimin e vendit drejt strukturave evropiane, dhe rrjedhimisht edhe për mundësinë e vazhdimit të procesit të heqjes së masave.

Në një konferencë kushtuar zgjerimit, drejtori i përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian rikujtoi se në Kosovë nuk ka qeveri që nga muaji shkurt. Ai përmendi rastet e Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat, sipas tij, janë plotësisht të përqendruara në proceset e integrimit evropian, duke këshilluar autoritetet kosovare të ndjekin të njëjtin shembull.

“Këshilla ime për vendin është që të përqendrohet në këtë drejtim, sepse nëse nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara. Ne, në Komision, jemi në proces të heqjes së masave pas një diskutimi shumë të vështirë në Këshillin e BE-së vitin e kaluar. Ne do të ishim të gatshëm, natyrisht, të përgatisim një mendim mbi aplikimin për anëtarësim të Kosovës, por për këtë Këshilli duhet të na ftojë dhe mendoj se duhet të ketë një reflektim edhe në Kosovë pse Këshilli nuk po e bën këtë gjë”, tha Gert Jan Koopman, drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kujtoi se Kosova nuk mund të trajtohet si vend pa qeveri, ndonëse ajo është me mandat të kufizuar. Ai theksoi se, përkundër shumë hapave të ndërmarrë, masat ndëshkuese ndaj Kosovës ende mbeten në fuqi.

“Këto masa nuk ishin përgjigje ndaj ndonjë regresi të Kosovës në proceset demokratike. Duhet t’ua kujtoj të gjithëve se këto masa erdhën pas një situate të veçantë në veri, e cila, nga perspektiva jonë, kishte të bënte me zbatimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që institucionet po ruajnë rendin kushtetues”, theksoi ai,

Ndërkohë, disa ditë më parë Bashkimi Evropian konfirmoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale në vend po shihet si një sinjal pozitiv drejt heqjes së masave. Megjithatë, porosia nga institucionet evropiane mbetet e pandryshuar: fillimisht duhet të ndodhë bartja e pushtetit lokal, në mënyrë që të merret në konsideratë vazhdimi i procesit të heqjes së masave.

Për momentin, BE-ja ka larguar vetëm disa masa simbolike./rtk

JU REKOMANDOJMË

Caktohet seanca për Qeverinë e re
Kryesore

Caktohet seanca për Qeverinë e re

24/10/2025 - 14:55
Armëpushimi në Gaza, Rubio: Izraeli ka përmbushur detyrën, Hamasi duhet të çarmatoset
Lajme

Armëpushimi në Gaza, Rubio: Izraeli ka përmbushur detyrën, Hamasi duhet të çarmatoset

24/10/2025 - 14:53
Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit, Pentagoni dhe DASH-i prezent kur ekipi ish-presidentit ka folur me të
Kryesore

Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit, Pentagoni dhe DASH-i prezent kur ekipi ish-presidentit ka folur me të

24/10/2025 - 14:03
Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?
Kryesore

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

24/10/2025 - 13:54
Pacienti detyrohet të paguajë 64 euro për penj, QKUK-ja pranon mungesën
Lajme

Pacienti detyrohet të paguajë 64 euro për penj, QKUK-ja pranon mungesën

24/10/2025 - 13:52
Deklarata e fuqishme e Clarkut: Ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik (VIDEO)
Kryesore

Deklarata e fuqishme e Clarkut: Ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik (VIDEO)

24/10/2025 - 13:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione

    Nisin ankesat për faturat e rrymës teksa dimri afron, Miftaraj: Kur e pashë çminin, mendova që jam pronar biznesi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • E zbulon Policia: Ky është personi që mashtronte qytetarët dhe kërkonte para duke u thirrur në emër të Veton Elshanit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i VV’së thotë se të dielën bëhet qeveria

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Debati i ashpër Syla-Buzhala për opozitën: Pe shani LDK’në e PDK’në, Fatmirin kurrë – I mur votat me neve, dul i hyni n’gojë Albin Kurtit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë