Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buffon zgjedh Kombëtaren që do të bëjë tifo për ta fituar Botërorin

14/11/2022 - 23:18
në Sport
A A
Buffon zgjedh Kombëtaren që do të bëjë tifo për ta fituar Botërorin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Italia nuk është në Botërorin e Katari, por kampioni i Botës më 2006, Gianluigi Buffon ka thënë se ai do të bëjë tifo për një skuadër shumë speciale në këtë garë. 

Portieri i Parmës, i cili vazhdon të luajë ende në Serie B dhe sapo ka festuar 45 vjetorin e lindjes, ka folur për media pasi u takua me Papën Francis për ta përgatitur një “Ndeshje për Paqe” në romë.

“Si zakonisht, kur Italia nuk është aty, përpiqem që t’i ndjek skuadrat ku luajnë shokët e mijë të skuadrës apo miqët, apo ata të cilët tradicionalisht nuk janë favorit”, tha Buffon. 

“Në këtë rast, kombi që do ta përkrah në Botëror është Kameruni. Ata kanë një vend të veçantë në zemrën time”. 

Buffon ka vendosur që të jetë portier pasi kishte parë një ndeshje të Kamerunit në Botërorin e vitit 1990 dhe ishte inspiruar nga portieri i tyre, Thomas N’kono. 

Ai i është shumë mirënjohës kësaj figure madje ai e ka emëruar edhe djalin e tij, Thomas, për ta nderuar N’Kono. 

Shteti afrikan garon në Botëror në Grupin G bashkë me Zvicrën, Serbinë dhe Brazilin. 

Portieri i tyre i tanishëm luan në Serie A për Interin, pra Andre Onana. 

Buffon ka kontratë me Parmën e cila skadon në qershor të vitit 2024 dhe nuk e ka ende në plan që t’i varë dorëzat e tij. 

“Për momentin ende me pëlqen të jem në fushë dhe mendoj se jam duke e dhënë kontributin tim. Kur nuk jam në gjendje që të luajë më apo ta motivoj veten në këtë nivel, mendoj se do të bëjë diçka që do të më kënaq”. 

“Nuk kam ide nëse do të jem trajner apo drejtor, ka të bëjë më shumë me parapërgatitjet dhe për të mësuar më shumë për këtë gjë”.

JU REKOMANDOJMË

Talenti shqiptar ia mohon fitoren Inter Miamit të Lionel Messit (VIDEO)

Talenti shqiptar ia mohon fitoren Inter Miamit të Lionel Messit (VIDEO)
12/04/2026 - 13:45

Adri Mehmeti, është protagonisti kryesor i New York Red Bulls. 17 vjeçari shqiptar me golin e tij e privoi nga fitorja Inter Miamin e Lionel Messit. Ndeshja e...

Më shumëDetails

Çikat e Kosovës e nisin me këmbë të hajrit, mposhtin bindshëm Moldavinë

Çikat e Kosovës e nisin me këmbë të hajrit, mposhtin bindshëm Moldavinë
12/04/2026 - 13:43

Futbollistet e Kosovës të kategorisë U19 e nisën mbarë kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian. “Dardanet” triumfuan bindshëm me rezultat 6:0 kundër Moldavisë. Për këtë ka reaguar kryetari...

Më shumëDetails

Guardiola komenton luftën për titull: Ne dimë se si të fitojmë trofe

Operohet Pep Guardiola, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt
12/04/2026 - 13:42

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se aftësia e provuar e ekipit të tij për të fituar ndeshje në fund të sezonit mund të jetë një avantazh...

Më shumëDetails

I pandalshëm është ky lojtar, Cristiano Ronaldo shënon golin e 968-të në karrierë

I pandalshëm është ky lojtar, Cristiano Ronaldo shënon golin e 968-të në karrierë
11/04/2026 - 21:00

Cristiano Ronaldo e ka realizuar golin e radhës në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez ka shënuar në minutën e 15-të ndaj Al Okhood. Rezultati tashmë është 0 me 1...

Më shumëDetails

Udinese befason Milanin, gjen golin e avantazhit

Udinese befason Milanin, gjen golin e avantazhit
11/04/2026 - 18:45

Udinese ka kaluar në avantazh ndaj Milanit. Ata ka realizuar në ndeshjen që po zhvillohet në San Siro. Rezultati tashmë është 0 me 1. Ja pamjet – VIDEO.

Më shumëDetails

Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar
11/04/2026 - 17:10

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi me shumë mundësi pritet të rikthehet në Turqi te Fenerbahce sezonin e ardhshëm. Muriqi, i cili edhe në të kaluarën kishte veshur fanellën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Denoncimi nga një grua çon në pranga policin në Mitrovicë – zbulohet identiteti i zyrtarit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë