Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bujqësia pece: bereqet pak, sadakë shumë

26/03/2025 - 19:28
në Lajme, Opinione
A A
Bujqësia pece: bereqet pak, sadakë shumë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti e ka rrobaqepësuar një narrativë për të arritura rekorde në bujqësi. Herë me Pecin e herë pa të, Kurti në ara me grurë e leha qepësh e specash ka folur sesi vendi e ka siguruar “bukën e motmotit.” Por, e gjithë politika bujqësore fillon e mbaron me sadakë anipse ato quhen subvencione. Pjesa më e madhe e buxhetit shkon në pagesa të drejtpërdrejta. Larg prej të qenit një hambar i bereqetshëm, Kosova e këtyre viteve vazhdon të ketë varësi të plotë prej importeve bujqësore, madje me Serbinë si hisedaren kryesore. Ekspertë të huaj bashkohen njëzëri në vërejtjen se Kosova është larg harmonizimit me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së. Ata, njashtu, tërheqin vërejtjen se ‘sadakaja’ në formë subvencionesh as nuk e rrit prodhimin, as nuk e nxit konkurueshmërinë dhe as nuk i favorizon shndrrimet strukturore. Edhe pse Kosova jep sadakë më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, madje edhe atyre të BE-së, bujqësia nuk kalon as 6.9 për qind të GDP-së dhe nuk shkon përtej 18 për qind të të gjitha eksporteve.

Col Mehmeti

Rrum tetëdhjetë e dy vjet më parë, filozofi e publicisti Nebil Çika te Njimendësija Shqiptare(f. 105-6) shkroi për Kosovën, hiret e begatitë e saj bujqësore:

“Kosova është krejt fushë piellore dhe bjeshkë të blerta, siç thot vjershtori. Klima krejt e favorshme për bujqësi. Lumënjt nuk i mbytin me uj tokat. Grur, misër e cereale të tjera prodhohen shumë. Bujqësija është shumë më e përparuar se sa në Shqipninë e 13-ës. Këtu ne e bëjmë hesap prodhimin me tagar, me qase e me karroqe. S’ia kemi arritur akoma kuintalit si masë. Në Kosovë e bëjnë hesap me vagon! Vetëm po t’a kemi Kosovën, ne mund të ngrehim një Shtet të lirë dhe vetëmjaftuarshëm, me kuptimin e zakonshëm të kësaj fjale.”

Ky përshkrim tejçon ndjenjën entuziaste që e përshkoi një pjesë të elitës së gazetarëve e publicistëve në Tiranë me rastin e bashkimit jetëshkurtër të Shqipërisë me pjesën më të madhe të Kosovës dhe disa krahinave shqiptare në Maqedoni (1941-44).

Ishin këto vitet kur Shqipëria për herë të parë prej ekzistencës së vet si shtet ia doli që deficitin e saj kronik në drithëra ta kthente në mjaftueshmëri sa për t’i plotësuar nevojat e popullatës.

Vetëm Shqipëria hap derën për prodhimin e Kosovës

Në të vërtetë, pamja e sotme bujqësore e Kosovës nuk është as hija e namit të dikurshëm që frymëzonte edhe publicist, si Nebil Çika.

Me një gjendje dhembsurisht të karikaturuar, prodhimi i paktë agrikultural arrin të dalë jashtë kufijve vetëm falë eksportit drejt shtetit amë – Shqipërisë.

Për aq sa shkojnë statistikat krejt të vona, si fjala vjen ato për vitin 2021, Kosova partnerin e saj kryesor bujqësor e ka Shqipërinë.

Për vitin e sipërshënuar, ajo eksportoi 28.56 për qind të prodhimeve të saj bujqësore në Shqipëri.

Pjesa tjetër mezi arrin të zërë vend në vendet përreth, si 13.44 për qind në Maqedoninë e Veriut dhe 10 për qind në Serbi.

Importi nga jashtë – konstantja e bujqësisë

Eksportet drejt tregjeve të BE-së vazhdojnë të mos e luhatin tablonë e përgjithshme ku importet e prodhimeve bujqësore janë larg më të mëdha sesa eksportet.

Të dhënat nga viti 2021 japin një gjendje shpresëpakët që vjen nga nivelet e larta të importit.

Serbia ka hisen më të madhe prej 16 për qind të mbushjes së tregut të Kosovës me prodhime bujqësore, ndjekur prej Maqedonisë së Veriut me 6 për qind, Shqipërisë me 3 për qind, Bosnjës me 2 për qind si dhe Malit të Zi me 1 për qind.

Sipas një shkurtore të Stephan von Cramonit nga Universiteti i Göttingenit, hisja e bujqësisë në GDP-në e vendit, për vitin 2021, nuk ishte kushedi sa domethënëse.

Ajo është 6,9 për qind që i bie më pak se ndërtimtaria (8.5 për qind), industria përpunuese (12.9), tregtia (13.6) apo financat e patundshmëritë (10.1).

Ferma të vogla

Si emërues i përbashkët për të gjitha hulumtimet ndërkombëtare për bujqësinë në Kosovë, është fakti se prodhimi bujqësor mbizotërohet nga fermat e vogla – një e dhënë thotë se 69.7 për qind e të gjitha veprimtarive bujqësore kanë më pak se 2 hektarë.

E interpretuar me terma shkollaresk, ky model ‘fermash’ nuk e zë dot hapin për sa i përket përdorimit të teknologjive moderne.

VV-propaganda me numra e statistika

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, atitudën e saj strategjike rreth bujqësisë e ka pasur në sadakë që në idiolektin politik quhet subvencion— sipas kryeparit të guvernës janë ndarë 300 milionë euro me 120 mijë përfitues.

“Për Bujqësi mbi 300 milionë euro, 120 mijë përfitues. 10 milionë për gratë në bujqësi, me subvencione e grante, 23 milionë euro për subvencionim të naftës”, kishte shpallur kryeministri në janar të këtij viti.

Më 11 tetor 2023, Kurti i paraqiti të arriturat e tij si kronikë rekordesh.

Sipas tij, mbi 214 milionë euro janë dhënë si mbështetje financiare për fermerë; ka pasur rritje deri më 216 për qind me përkrahje subvencionesh; ka pasur subvencionim të naftës dhe plehut bujqësor; ka pasur rekord të të mbjellave që prej pasluftës; ka pasur 2/3 më shumë sipërfaqe të mbjella me drithëra; ka pasur sigurime bujqësore për gjashtë kultura të reja bujqësore; subvencionim të primit të sigurimit për 75 për qind; dhe, së fundmi, mbi 30 mijë fermerë janë mbështetur çdo vit.

Larg BE-së…

Por, sapo pushojnë trumpetat me statistika e rekorde nga qeveria, pikëpamjet e ekspertëve të huaj nuk është se e lavdërojnë modelin e sadakesë.

Sipas ekspertit gjerman Stephan von Cramon, politika mbështetëse e ka anë pozitive vetëm faktin që është e përputhsh,e me Shtyllën I të Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së.

Ajo parasheh pagesa të drejpërdrejta vjetore për bujqit dhe masa në treg (për t’i trajtuar gjendjet e veçanta në treg dhe për të mbështetur tregtinë).

Por, ana tjetër e një politike të tillë peshon goxha negativisht.

Pagesat e tilla, sipas ekspertëve, shtrembërojnë vendimet për sa i përket prodhimit.

Politika e tillë sociale thelbësisht e ngadalëson ndryshimin strukturor dhe nuk e hovizon potencialin kompetitiv.

Sadaka po, investime në kapital njerëzor jo

Sipas të dhënave për vitin 2022 nga SARD(Strategy for Agriculture and Rural Development), harxhimet e parave të dedikuara për bujqësinë 70 për qind kanë shkuar në subvencionime, 21 për qind në grante, 3 për qind në paga e shitje, 3 për qind në projekte kapitale, po aq sa edhe për mallra e shërbime.

Kështu, Ministria e Bujqësisë, Albin Kurti e Faton Peci nuk japin dot përgjigjje për ‘detyrat’ larg më sfiduese që sugjerojnë ekspertët dhe njohësit ndërkombëtarë të bujqësisë.

Subvencionimet nuk janë shoqëruar me shqyrtim të efekteve të tyre (targetet, të hyrat dhe prodhimi).

Po të njëjtat nuk janë kahëzuar me investime në kapital njerëzor, kapacitet institucional e infrastrukturë që prodhon përfitime largvajtëse.

Ndryshim paradigme

Një nga pikat ku merr në thua ‘politika bujqësore’ e Kurtit është ngecia e saj sa i përket harmonizimit me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së – dhe njëra prej tyre është fuqizimi i kapacitetit analitik që është i nevojshëm për vlerësime të mbështetura në dëshmi e përmirësim politikash.

Hans Kordik, ekonomist e njohës i bujqësisë, ka vlerësuar se Kosova ka nevojë që ta ndërrojë paradigmën e saj sa i përket sistemit subvencionues në bujqësi.

Në një analizë të bërë në fillim të këtij viti, ai shkruan se “pagesat e drejtpërdrejta luajnë një rol mbizotërues në mbështetjen e përgjithshme bujqësore, por bëjnë pak e hiç për të fuqizuar konkurueshmërinë dhe përmirësuar prodhimtarinë bujqësore”.

Sipas tij, 105 mijë bujq menaxhojnë afër 50 për qind të tokës së Kosovës, ku ky sektor punëson rrth 23 për qind të fuqisë punëtore me një hise prej 7.2 për qind në GDP-në e vendit.

Shpenzime shumë, fitime pak

Duke qenë se importi e mbyt eksportin, bujqësia është ‘fajtorja’ kryesore për deficitin tregtar të vendit.

Në shqyrtimin e Kordikut thuhet se Kosova bën shpenzime më të mëdha për bujqësinë.

Me një mesatare prej 0.84 për qind, vendi ynë shpenzon ndjeshëm më shumë sesa mesatarja e BE-së (0.36 për qind) apo vendet fqinje, si Shqipëria (0.19 për qind), Bosnja (0.27 për qind), Mali i Zi (0.29 për qind), Serbia (0.36 për qind) dhe Maqedonia e Veriut (0.56 për qind).

“Politika bujqësore e Kosovës ka nevojë për një ndërrim paradigme për të arritur objektiva strategjikë të SARD 2022-2028. Arkitektura e tanishme e subvencioneve nuk përputhet me Marrëveshjen për Bujqësinë të WTO-së nuk kontribuon në shndrrime strukturore”, përfundon ky shqyrtim.

Profili i bujqësisë kosovare: pak tokë e shumë import

Rreth 52 për qind e hapësirës së Kosovës, që i bie një sipëraqe prej 577 mijë hektarësh, mund të përdoret për bujqësi.

Brenda saj, 31 për qind është e përbërë prej kullosash, kurse pjesa e mbetur, 69 për qind, si tokë pune.

Në vitin 2020, totali i përdorur si tokë bujqësore qe 420,210 hektarë.

Shënjuesi kryesor i profilit bujqësor të Kosovës, sipas çdo analize, është copëzimi (fragmentarizimi) i tokës bujqësore.

Më 2020, Kosova kishte 186,289 ferma, ku shumica ishin të vogla me një mesatare prej 3.2 hektarësh.

Këto dy rrethana janë vështirësitë kryesore për rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe ndërfutjen e teknologjive të avancuara.

Një nga importet kryesore, gati në nivel varësie, ka qenë ai i grurit.

Të dhënat doganore flasin se prej 1 janarit 2022 deri më 30 qershor 2023, Kosova ka importuar 150 mijë tonë grurë, me një çmim prej mbi 48 milionë eurosh.

Krahas kësaj, për të njëjtën periudhë, Kosova importoi me të madhe edhe miell gruri në vlerë prej 10 milionë eurosh.

JU REKOMANDOJMË

VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit
12/09/2026 - 22:43

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka lëshuar komunikatë, ku ka bërë të ditur se në seancën e nesërme do t'i votojë propozimet e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit...

Më shumëDetails

“Dorëzohet” LVV: Nesër votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

“Dorëzohet” LVV: Nesër votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
12/09/2026 - 22:26

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive...

Më shumëDetails

Policia me plan operativ në veri: Ndalohen veturat me simbole kombëtare

Policia me plan operativ në veri: Ndalohen veturat me simbole kombëtare
12/09/2026 - 21:31

Policia e Kosovës, është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, ku s’po lejohen vetura me simbole kombëtare që të kalojnë në Mitrovicën e Veriut....

Më shumëDetails

Endrit Thaçi pas marshit të sotëm: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Endrit Thaçi pas marshit të sotëm: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët
12/09/2026 - 21:30

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në...

Më shumëDetails

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin
12/09/2026 - 21:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka “hapur letrat” për raportin e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse së fundmi, sipas saj, kanë gjetur gjuhën e...

Më shumëDetails

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”
12/09/2026 - 20:18

Marshi për Liri bashkoi dhjetëra mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrja politike ishte e ndryshme. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte pjesëmarrës, ndërsa pjesë e marshit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë