Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se do të garojë sërish për të udhëhequr këtë komunë edhe për një mandat tjetër.
Vendimi për rikandidim, sipas Bulliqit, është marrë në bashkëpunim me strukturat e partisë, përfshirë nivelin lokal dhe atë qendror, dhe në veçanti si rezultat i kërkesës nga kryeministri dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
“Ka qenë kërkesë e Kryeministrit Kurti, si dhe e degës së VV-së në Podujevë ku unë jam kryetar, që ta vazhdojmë punën edhe për një mandat tjetër”, tha Bulliqi.