Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të bëhej me 12 kate, duke aluduar se “hajnat” do ta mbushnin atë.
Përmes një postimi publik, Musliu ka rikthyer këtë deklaratë në vëmendje, duke e shoqëruar me zhvillimet e fundit që lidhen me ish-zyrtarë të qeverisë Kurti. Ajo ka publikuar një fotografi të ish-ministres Rozeta Hajdari, e cila është paraqitur në gjykatë, pasi tashmë është konfirmuar aktakuza ndaj saj.
Sipas Musliut, rasti lidhet me rezervat shtetërore, ku pretendohet se i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 3 milionë eurosh.











