Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e tij për “shenjat e zeza” që ka lënë procesi zgjedhor.
Ai e kritikoi ashpër refuzimin e ankesave të VV-së nga PZAP dhe Gjykata Supreme, duke i konsideruar këto institucione si mbështetëse të shkelësve të ligjit, të cilët mund të vazhdojnë me manipulime në të ardhmen.
Krasniqi vazhdoi duke i quajtur ‘bërllok’ gjyqtarët.
“Për dikënd ditë feste, por shenjat e zeza që ka lënë ky proces, dhe rreziku që ka pa marrë rrugën e drejtësisë, përbën rrezik për demokracinë. Deformimi i rezultatit nga refuzimi i PZAP-së dhe Supremes kur faktet kanë qenë të renditura për aq sa lejojnë edhe aspekti ligjor e procedurat administrative, përbën thirrje të hapur që këto dy institucione i kanë bërë shkelësve të ligjit në të ardhmen që të vazhdojnë me manipulim të procesit sepse e kanë mbështetjen e tyre. Ndihna shumë i indinjuar edhe për një fakt se sot kur po flasim tash këtu janë ca njerëz në ekranet televizive dhe liderë partish të cilët zgërdhihen me lehtësinë që ata mendojnë se ia kanë hedhur që ta mbulojnë një krim që është i pambulueshëm”, tha Krasniqi.