Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burri në krye të “Hidrodrinit”, gruaja i punësohet me pozitë të rëndësishme në AKP – vazhdon mbushja e institucioneve me njerëz të VV-së

04/06/2025 - 19:03
në Lajme
A A
Burri në krye të “Hidrodrinit”, gruaja i punësohet me pozitë të rëndësishme në AKP – vazhdon mbushja e institucioneve me njerëz të VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Doarsa Gjonbalaj, bashkëshortja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Zeqiraj, është punësuar në një pozitë të lartë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), vetëm pak kohë pasi Zeqiraj u emërua në krye të ndërmarrjes publike ‘Hidrodrini’.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se gruaja e aktivistit të motmotshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Gjonbalaj, është punësuar me një pozitë në AKP.

Foto e përbashkët e Doarsa Gjonbalaj me bashkëshortin Besnik Zeqiraj:

Insajderi mëson se ajo është caktuar për detyrën: Udhëheqëse e Zyrës Rajonale në Pejë.

Bashkëshortja e Besnik Zeqirajt, tanimë ka marrë edhe rrogën e parë nga thesari i shtetit.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Agjencinë Kosovare të Privatizmit, se a ka pas ndonjë konflikt interesi në punësimin e Gjonbalajt, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Insajderi poashtu i ka dërguar pyetje edhe burrit të Gjonbalajt, Besnik Zeqirajt, mirëpo i njëjti, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Insajderi para disa ditëve ka raportuar se Besnik Zeqiraj, aktivist i motmotshëm Lëvizjes Vetëvendosje, do ta mbajë një nga postet më të rëndësishme të ndërmarrjes publike ‘KRU Drini’.

Atë të ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv. Kjo, pas shkarkimit të Dri Cenës për përformancë të dobët nga ana e bordit të ndërmarrjes. Zeqiraj ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë për djegien e një veture zyrtare.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për shkarkimin e Dri Cenës nga pozita e kryeshefit ekzekutiv përgjatë ditës së sotme për “mungesë përvoje” dhe mos-reflektim.

“Pas vlerësimit negativ të performancës që BDI bën KE për punën provuese 6 mujore në dhjetor të vitit 2024, atij i zgjatet kontrata e punës me qëllim që të reflektojë dhe të përmirësojë sjelljen e tij udhëheqëse. Bordi këtë vendim e arsyetoi se KE ka mungesë përvoje në udhëheqje të ndermarrjeve publike”, thuhet ndër të tjera në vendimin që e ka parë Insajderi.

Insajderi po ashtu ka siguruar vendimin që dëshmon emërimin e Besnik Zeqirajt, aktivistit të kamotshëm të VV’së, në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ‘KRU Hidrodrini’.

“Bordi i Drejtorëve duke u bazuar në kompetencat sipas dispozitave të aplikueshme të Ligjit Nr.03/L- 087 mbi Ndërmarrjet Publike pas shkarkimit nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv z.Dri Cena DT. 31.07.2024, emëron z.Besnik Zeqiraj ushtrues të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në KRU’Hidrodrini” Sh. A. Pejë, i emëruari do ta ushtroj këtë pozitë me efekt nga dt.31.07.2024 me të gjitha kompetencat ligjore dhe statutare të Kryeshefit Ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv pas përfundimit të procedurave të konkursit publik”, thuhet në vendim.

Gjykata Themelore në Pejë kishte dënuar më 2017-ën aktivistin e VV’së nga Peja, Besnik Zeqirajn, me 6 muaj burg.

Ai akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje, së bashku me një person tjetër.

Zeqiraj një kohë e ka mbajtur edhe pozitën e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes.

Ai kishte kandiduar edhe si deputet në zgjedhjet parlamentare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Insajderi kishte raportuar vitin që shkoi për përzgjedhjen e Zeqirajt në pozitën e zyrtarit financiar në ‘KRU Hidrodrini’.

Sipas ligjit kjo ndërmarrje publike është nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ministri kjo që udhëhiqet nga bashkëpartiakia e të përzgjedhurit Zeqiraj, Artane Rizvanolli.

JU REKOMANDOJMË

LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë
Lajme

LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë

06/06/2025 - 08:51
Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri: Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Lajme

Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri: Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

06/06/2025 - 08:31
Specialja njofton për punën e saj gjatë kësaj jave
Lajme

Specialja njofton për punën e saj gjatë kësaj jave

06/06/2025 - 08:29
Ariu me këlyshë shfaqet pranë shtëpive në Mushtisht
Lajme

Ariu me këlyshë shfaqet pranë shtëpive në Mushtisht

06/06/2025 - 08:19
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Lajme

I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri

06/06/2025 - 08:16
“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon datën dhe vendin e takimit me diasporën në Selanik
Lajme

Edi Rama uron Kurban Bajramin

06/06/2025 - 08:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1442 Shpërndaje
    Shpërndaje 577 Tweet 361
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë