Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buxheti i UP-së pëson rënie, profesori Rexha shpjegon trendin

08/11/2025 - 17:32
në Lajme
A A
Buxheti i UP-së pëson rënie, profesori Rexha shpjegon trendin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori universitar, Blerim Rexha, ka ngritur shqetësim për rënien e buxhetit të Universitetit të Prishtinës.

Përmes një reagimi publik, profesori ligjërues në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike bëri me dije se UP-ja përfiton vetëm 0.9% të buxhetit të Kosovës.

Sipas tij, ky buxhet ka tendencë të bie akoma më shumë, shkruan IndeksOnline.

Përmes të dhënave, Rexha ka pohuar se në vitet e fundit ka pasur kërkesa për rritje të performancës, të publikimeve shkencore, konferencave dhe aktiviteteve të tjera universitare.

Por, nëse këto aktivitete nuk percjellen me rritje buxheti, profesori parashikon rezultat më të ulët për vitet në vazhdim.

Ky është postimi i plotë i tij:

Rënia e buxhetit të Universitetit të Prishtinës

Këto ditë Universiteti i Prishtinës ka filluar mbledhjen e kërkesave buxhetore nga fakultetet, e këto të fundit nga departamentet – aty ku fillon i gjithë planifikimi. Një praktikë e mirë, e etabluar që moti në UP. Prej gati dy dekadash buxheti i UP-së sillet rreth 32 milionë euro (plus/minus ndonjë milion). Por, përderisa para 20 viteve buxheti i Kosovës ishte afër 800 milionë, UP konsumonte 3,17% të buxhetit të Kosovës, ndërsa vitet e fundit, kur buxheti i Kosovës ka arritur vlerën 3500 – 4000 milionë euro, UP përfiton nga buxheti vetëm 0,9%, me tendencë rënieje të mëtejshme!

Përderisa viteve të fundit kemi pasur rritje të kërkesave për performancë më të mirë ndaj UP-së: për më shumë publikime shkencore, për më shumë konferenca dhe për më shumë aktivitete shkencore dhe profesionale – të gjitha me të drejtë, por nëse kjo nuk përcillet edhe me rritje të buxhetit, rezultati dihet që tani, për të gjithë. Në fakt, me këtë trend, rezultati dihet edhe për vitet e ardhshme!

JU REKOMANDOJMË

KQZ-ja publikon qendrat e votimit me kusht për balotazhin në 18 komuna
Lajme

KQZ-ja publikon qendrat e votimit me kusht për balotazhin në 18 komuna

08/11/2025 - 19:28
Një muaj paraburgim për Astrit Isufin – Arsyetimi i Gjykatës: Mund të arratiset apo përsëris veprën
Lajme

Një muaj paraburgim për Astrit Isufin – Arsyetimi i Gjykatës: Mund të arratiset apo përsëris veprën

08/11/2025 - 19:22
Kurtit vazhdon t’i pengojnë koalicionet, i thotë disa fjalë nga Mitrovica edhe për Hykmete Bajramin
Lajme

Kurtit vazhdon t’i pengojnë koalicionet, i thotë disa fjalë nga Mitrovica edhe për Hykmete Bajramin

08/11/2025 - 19:10
Postimi i Ferajt për Kurtin e Zotin, Latifi: Teologjia, streha e fundit për ata që s’duan të heqin dorë nga miti i të pagabueshmit
Lajme

Postimi i Ferajt për Kurtin e Zotin, Latifi: Teologjia, streha e fundit për ata që s’duan të heqin dorë nga miti i të pagabueshmit

08/11/2025 - 18:53
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në Kosovë: Japin kontribut për stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç
Lajme

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në Kosovë: Japin kontribut për stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç

08/11/2025 - 18:47
Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje
Lajme

Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje

08/11/2025 - 18:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Daut Haradinaj tregon cilët emra do t’i votonte për president, për njërin nga ta do të ngritej edhe në këmbë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vrasja e dyfishtë në Malishevë: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë