Gazetari Berat Buzhala foli për fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe tubimet e tyre nëpër komuna.
Ai tha se sallat ku kjo parti po i mban tubimet, po janë të kufizuara me perde. Sipas tij, LVV-ja nuk po arrin t’i mbushë sallat.
“Duke i parë edhe sallat në Podujevë, Therandë, Obiliq, gjithandej i ka me perde. Ky po i izolon këndet, po i ndal dritat dhe po ta jep përshtypjen se po i mbush sallat”, deklaroi Buzhala.
Në studio u tha se numri i pjesëmarrësve nëpër salla nuk është indikator.
Por, u tha po ashtu se nëpër botë nuk mbahen takime të mëdha, por se në vendin tonë është kultura e tillë, sikurse edhe në Amerikë ku kundërkandidatët shtyhen se kush po i mbush sallat. /Klankosova.tv