Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cadman: Specialja nuk është Tribunal, kemi mundësi tjetër nga Millosheviqi për padi

04/01/2025 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Cadman: Specialja nuk është Tribunal, kemi mundësi tjetër nga Millosheviqi për padi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke folur për padinë që do ta dorëzojnë në Gjykatën e Strasburgut, ka deklaruar se kosovarët e dënuar nga Gjykata Speciale kanë mundësi të ankohen në GjEDNj ndryshe nga serbët apo kushdo tjetër i dënuar në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, sepse Specialja nuk është krijuar nga OKB.

Cadman tha se të pandehurit e Tribunalit të Hagës kanë paditur këtë institucion në Gjykatën e Strasburgut, por pa rezultat.

“Ajo që kemi parë në të kaluarën është se janë ngritur raste pranë Gjykatës së Strasburgut për Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ku të pandehurit kanë dorëzuar padi, por pa rezultat. Megjithatë mendojmë se ka një dallim thelbësor midis Tribunalit dhe DhSK-së (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shën.red.). Sepse Tribunali është krijuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nuk kanë mundur të përdoren argumente të mjaftueshme në këtë rast kundër Holandës”, tha ai për Klanin.

“Për shembull, Sllobodan Millosheviqi ka dorëzuar padi në Gjykatën e Strasburgut që është hedhur poshtë mbi bazën se Holanda nuk ka përgjegjësi, ndërkohë që DhSK-ja ka bazë ligjore krejt tjetër, nuk është Tribunal Ndërkombëtar edhe pse ka bazë një marrëveshje ndërkombëtare, ka një ujdi mes Holandës dhe Kosovës por kjo nuk e bën Tribunal Ndërkombëtar. Është vetëm një Gjykatë vendore që funksionon në territor të huaj ku kontribuojnë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së”, ka thënë Cadman, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, mbrojtësi kryesor i Haradinajt flet edhe për ndihmën por edhe ndikimin e shtetit të Kosovës në Gjykatën që e krijoi vetë në gusht të 2015-ës, kur u përgjigjet dyshimeve se nuk mund të ushtrohet ankesë ndaj këtij institucioni kosovar pa qenë Kosova pjesë e Këshillit të Evropës.

“Ekziston si mundësi, që mund të thonë se është Gjykatë e Kosovës e bazuar në ligjet e Kosovës, por sërish duhet të shikohet se çfarë autoriteti ka Kosova mbi Gjykatën Speciale. Ne e dimë se ka fare pak ndikim ose pak autoritet edhe mbi DhSK-në edhe mbi ZPS-në. Këto funksionojnë tërësisht të pavarura nga shteti i Kosovës dhe GjEDNj do ta ketë shumë të vështirë të thotë se është institucion i Kosovës e Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, do të ishte vendim i gabuar”, deklaroi ai.

Cadman ndau pak detaje se çfarë përmban padia të cilën shpreson ta shqyrtojë Gjykata e Strasburgut.

“Sigurisht sikur që e thashë më parë, as GjEDNj as Grupi Punues i OKB-së nuk lejon që të ngriten çështje kundër individëve apo organizatave, apo edhe organizmave të veçantë brenda autoriteteve të drejtësisë. Qoftë ajo gjykata, prokuroria apo edhe sistemi i paraburgimit. Ne kemi paraqitur disa shkelje që janë bërë, fillimisht për gjykim, procedurat të cilat janë ndjekur, si gjithnjë mungesa e shpalosjes së duhur të dokumenteve, mungesa e një hetimi kredibil për burimin e rrjedhjes së dokumenteve, dhe mosrespektimi i të drejtave të njeriut gjatë procesit në Dhomat e Specializuara, e kjo përfshin edhe trajtimin e tij në Qendrën e Paraburgimit. Për këtë duhet të kem kujdes kur flas ngaqë rasti është ende në hapat fillestarë dhe nuk dua të paragjykoj, por kemi disa argumente që i kemi prezantuar”, u shpreh Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt.

JU REKOMANDOJMË

EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
Ekonomi

Emona Center me superofertë me çmimet më të lira në treg

05/11/2025 - 15:58
Mirena e quan Dimal Bashën “langarec” pas deklaratës se Astrit Deharit iu bë më keq se në kohën e Millosheviqit
Lajme

Mirena e quan Dimal Bashën “langarec” pas deklaratës se Astrit Deharit iu bë më keq se në kohën e Millosheviqit

05/11/2025 - 15:34
Kreu i PDK’së viziton familjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Proces i dalë prej binarëve të drejtësisë, të përfundojë me lirimin e çlirimtarëve
Lajme

Kreu i PDK’së viziton familjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Proces i dalë prej binarëve të drejtësisë, të përfundojë me lirimin e çlirimtarëve

05/11/2025 - 15:30
Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrin i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh
Lajme

Gucati: EULEX-i po mban peng njerëzit që sollën lirinë

05/11/2025 - 14:45
Deliu akuzon Kurtin për përdorim elektoral të letrës për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Deliu akuzon Kurtin për përdorim elektoral të letrës për ish-krerët e UÇK-së

05/11/2025 - 14:18
Gjergj Dedaj: “Turpi ka emër dhe mbiemër – LVV e Albin Kurtit”
Lajme

Dedaj: Vjosa Osmani është përçarëse, ka shkatërru LDK-në për interesa personale, tani i ‘kacavjerret’ në qafë Kurtit!

05/11/2025 - 14:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • A do ta votonte LDK-ja Osmanin për një mandat të dytë si Presidente – flet Abdixhiku

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë