Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: I njëjti kandidat mund të mandatohet sërish, nëse të tjerët refuzojnë, më 30 nëntor, 7 apo 14 dhjetor mund të jenë zgjedhjet e reja

26/10/2025 - 16:00
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli: I njëjti kandidat mund të mandatohet sërish, nëse të tjerët refuzojnë, më 30 nëntor, 7 apo 14 dhjetor mund të jenë zgjedhjet e reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendi tani hyn “në fazën e dytë të procedurës kushtetuese për formimin e Qeverisë” thotë Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, i cili ka renditur disa opsione dhe mundësi.

Siç parasheh Kushtetuta, Presidentja Vjosa Osmani tani duhet të konsultohet me të gjitha partitë politike për ta mandatuar më pas dikë për formimin e qeverisë së re.

Në situatën kur askush nuk pranon ta marrë marrë këtë, duhet të shpallen zgjedhjet e reja.

“Në një situatë të tillë, Presidentja, pasi të konstatojë mungesën e vullnetit për formim të Qeverisë, ka të drejtën dhe detyrimin kushtetues për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpërndarja”, shkroi Cakolli.

Ai përmendi edhe 30 nëntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, si datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Postimi i Eugen Cakollit:

Çka tash, pas dështimit të votimit për Qeverinë?

Me dështimin e votimit të Qeverisë së propozuar nga mandatari Albin Kurti, vendi hyn në fazën e dytë të procedurës kushtetuese për formimin e Qeverisë – siç përcaktohet me Kushtetutë dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

1.
Presidentja është e detyruar të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë dhe koalicionet parlamentare, për të vlerësuar cila prej tyre ka gjasat më të mëdha për të formuar shumicën në Kuvend. Kushtetuesja ka theksuar se ky nuk është një veprim formal, por një proces me përmbajtje reale, që duhet të reflektojë mundësinë faktike për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votave.

2.
Pas përfundimit të konsultimeve brenda afatit 10-ditor, Presidentja duhet të vendosë se kujt do t’ia japë mandatin e dytë për formimin e Qeverisë. Kjo është periudha më e ndjeshme politike dhe juridike e procesit.

Gjykata ka sqaruar se Presidenti i vendit nuk ka diskrecion të pakufizuar, por duhet të bazohet në kriterin e “gjasës më të madhe për të formuar Qeverinë”, pavarësisht nëse ajo parti është apo jo fituese (relative) e zgjedhjeve.

Ky mandat mund t’i jepet SËRISH partisë fituese (nëse ajo deklaron gatishmëri dhe mundësi reale për shumicë) ose CILËSDO parti tjetër (nëse ajo paraqet prova konkrete për mbështetje në Kuvend). Vlen të theksohet se nuk ka asnjë ndalesë mbi kandidatin individual në tentimin e dytë, pasi termi “kandidat tjetër” nënkupton vetëm raundin e dytë procedural, jo ndalimin që i njëjti kandidat të mandatohet përsëri.

3.
Por, çfarë ndodh nëse asnjë parti nuk pranon të marrë mandatin – siç duket të jetë rasti aktual? Gjykata Kushtetuese ka qenë eksplicite në këtë pikë, duke mos e përjashtuar mundësinë që partitë ta refuzojnë marrjen e mandatit.

Nëse ndodh kjo – pra, asnjë subjekt nuk shpreh gatishmëri për të marrë mandatin e dytë, procesi praktikisht e humb qëllimin e tij politik dhe Presidentja nuk mund të vonojë pafundësisht vendimmarrjen.

Në një situatë të tillë, Presidentja, pasi të konstatojë mungesën e vullnetit për formim të Qeverisë, ka të drejtën dhe detyrimin kushtetues për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpërndarja.

4.
Kushtetuta ofron rrugë të qartë për dalje nga bllokadat. Por, siç e ka theksuar vetë Gjykata Kushtetuese, mekanizmat kushtetues funksionojnë vetëm kur ekziston vullnet politik. Në mungesë të tij, zgjedhjet e reja janë zbatim i rendit kushtetues për rikthim të legjitimitetit politik dhe institucional.

5.

Kur mund t’i kemi zgjedhjet e reja?

Nisur nga deklarimet e shumicës së partive parlamentare se zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme, si dhe duke u bazuar në afatet kushtetuese dhe ligjore – pas konstatimit potencial të mungesës së shumicës së nevojshme për formimin e Qeverisë së re, datat e mundshme për zgjedhjet e reja përfshijnë 30 nëntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, në varësi të ditës kur shpallen zgjedhjet.

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë