Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, po përcillte mbledhjen e KQZ-së, aty ku ministritë përkatëse s’kishin deponuar asnjë document në afate ligjore për partinë Lista Serbe, për moscertifikim të tyre. Sa po diskutohej kjo temë, Alban Krasniqi i Vetëvendosjes u lëshua në sulme personale ndaj Cakollit, duke pretenduar se ‘po i bëhet argati Serbisë’ e kategorizime të tjera patetike.
Cakolli me të përfunduar mbledhja e KQZ-së, i ka reaguar Krasniqit, duke thënë se nuk i nënshtrohet linçimeve dhe se është i gatshëm për përballje në gjykatë.
E plotë:
Sulmet personale në mbledhjen e KQZ-së – nga ata që sa herë u mungojnë argumentet ligjore kalojnë në etiketime – synojnë të krijojnë atmosferë intimidimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Ne jemi këtu për parime demokratike dhe integritet zgjedhor, jo për t’iu nënshtruar linçimeve. Përballë standardeve ligjorë, akuzat e insinuatat mbesin vetëm zhurmë.
E pretendime të tilla të kota mund t’i shoshisim në gjykatë – kurdo që jeni gati, për sa kohë që pranoni t’i respektoni vendimet e saj, edhe nëse nuk ju konvenojnë.